Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
На плоштадот во Неготино, градот познат по квалитетната ракија, но и по деценискиот проблем со рестрикции на вода, започна изградбата на фонтана која граѓаните ќе ги чини 60.000 евра.
Фотографии од разурнатата стара фонтана, на чие место ќе се гради новата, предизвикаа лавина коментари на социјалните мрежи. Според дел од граѓаните, ова е крајно непотребна инвестиција. За градоначалникот Ванчо Апостолов, пак, овој објект ќе го разубави плоштадот, кој според него е доста празен.
Од СДСМ Неготино велат дека оваа инвестиција доаѓа во услови кога општината има сериозни долгови, а отсуствуваат и поголеми инвестиции. За нив е несфатливо зошто се гради нова фонтана при веќе постоечката, која порано функционирала нормално.
„Ние константно, хронично, со години, најголем проблем ни е водоснабдувањето. Во Неготино има постојано рестрикции, особено пролетниот и летниот период, кога температурите се повисоки и тоа некаде од 13 до 15 часот и навечер од 24 до раните утрински часови. Значи, до 5-6 часот наутро нема вода. Дури некогаш во летните периоди порано снемува вода, уште во девет часот навечер“, вели претседателот на СДСМ Неготино Васко Стефанов.
Тој вели дека револтот кај граѓаните се создал бидејќи општината дава пари да се градат фонтани, a домаќинствата немаат вода за основни потреби.
„Секој екстра денар што останува неискористен од буџетот треба да се намени за решавање на тој проблем“, смета Стефанов.
Радио МОФ разговараше и со градоначалникот Апостолов. Тој, пак, вели дека фонтаната била предвидена уште со донесувањето на буџетот за 2017 година, а дека нејзината цена била пазарна, утврдена преку електронска аукција.
„Неготино има проблем со водоснабдувањето во изминатите триесет години, но фонтаната нема врска со водоснабдувањето бидејќи тоа е кружен систем на концепт на пумпи“, рече тој, додавајќи дека таа ќе биде „украс на скоро празниот плоштад“.
„Тоа ќе биде еден од најубавите објекти изграден во градот што ќе го краси Неготино, а потрошувачка на вода нема да има ни колку половина домаќинство што троши. Така што, за два месеци треба да биде изградена, може секој да дојде да ја види, тоа е јавен проект, не само граѓаните на Неготино, туку и пошироко“, вели Апостолов.
Во однос на критиките за нерешавањето на проблемот со водоснабдување тој рече:
„Лесно е некој да шпекулира, но малку потешко е да се зафатиш со проблемот суштински и да почне да се решава“.
Тој ветува дека за една година целосно ќе се реши проблемот со водата во општина Неготино. Дополнително, Апостолов рече дека имплементирале неколку проекти за подобрување на ситуацијата, како на пример воведувањето на хидраулична регулација на притисокот, кој е предуслов за смена на водоводната мрежа, но и со поставувањето на нови водомери во домаќинствата. Крајна цел, нагласи тој, е да се намали и контролира потрошувачката на вода.
Главен проблем за локалните самоуправи сега е и „вакуум“ зоната што се создаде се до распишување на следните локални избори. Апостолов вели дека тој се уште е легитимен градоначалник. Тој ги повика сите струкури да се активираат што побрзо за да се реши овој проблем што ги засега сите.
„Целта не е да се создаде некоја политичка ситуација каде што некој ќе трпи штети, целта ни е што побрзо да се надмине оваа ситуација и мислам дека за тоа има расположение кај сите“, подвлече Апостолов.
Даниел Евросимоски
-
Shatërvan prej 60 000 euro në Negotinë – zbukurim i qytetit ose investim i dështuar
Në sheshin në Negotinë, qyteti që është i njohur për rakinë cilësore, por edhe për problemet që zgjasin me dekada në lidhje me restrikcionet për ujë, filloi ndërtimi i shatërvanit e cila qytetarëve do tu kushtojë 60.000 euro.
Fotografi nga shatërvani i vjetër i rrënuar, në vendin e të cilit do të ndërtohet shatërvani i ri, shkaktuan një sërë komente në rrjetet sociale. Sipas një pjese të qytetarëve, ky investim është jashtëzakonisht i pa nevojshëm. Për kryetarin e komunës Vanço Apostolov, nga ana tjetër, ky objekt do të zbukurojë sheshin, i cili, sipas tij është mjaft i zbrazët.
Nga LSDM-ja Negotinë, thonë se ky investim vjen në kushte kur komuna ka borxhe serioze, ndërsa mungojnë edhe investimet më të mëdha. Për ta, është e pa kuptueshme pse ndërtohet shatërvan i ri kur dihet se ekziston një tjetër, i cili ka funksionuar në mënyrë normale.
“Për ne, në mënyrë konstante, kronike, me vite, problem më i madh është furnizimi me ujë. Në Negotinë vazhdimisht ka restrikcione, zakonisht gjatë periudhës së pranverës dhe verës, kur temperaturat janë më të larta, dhe kjo ndodh prej orës 13 deri në orën 15 dhe natën prej orës 24 deri në orët e hershme të mëngjesit. Do të thotë, deri në ora 5- 6 në mëngjes nuk ka ujë. Madje ndonjëherë gjatë periudhës verore edhe më herrët nuk ka ujë, që në ora nëntë në mbrëmje”, thotë kryetari i LSDM-së në Negotinë, Vasko Stefanov.
Ai thotë se revolta te qytetarët është krijuar sepse komuna jep para të ndërtohen shatërvanë, ndërsa ekonomitë familjare nuk kanë ujë për nevojat elementare.
“Çdo denar tepër që ngel i pa shfrytëzuar nga buxheti duhet të dedikohet për zgjidhjen e këtij problemi”, konsideron Stefanov.
Radio MOF bisedoi edhe me kryetarin e komunës Apostolov. Ai, nga ana tjetër, thotë se shatërvani ka qenë i parashikuar që nga miratimi i buxhetit për vitin 2017, ndërsa kostoja për ndërtimin e shatërvanit, është kosto tregu, e përcaktuar nëpërmjet ankandit elektronik.
“Negotina ka problem me furnizimin me ujë gjatë tridhjetë viteve të fundit, por shatërvani nuk ka lidhje me furnizimin me ujë sepse ai paraqet sistem rrethor bazuar mbi konceptin e pompave”, tha ai, duke shtuar se shatërvani do të paraqesë “zbukurim në sheshin pothuajse të zbrazur”.
“Ky do të jetë një nga objektet më të bukura të ndërtuara në qytetit i cili do të zbukurojë Negotinën, ndërsa konsumi i ujit nuk do të jetë as sa gjysma e asaj që konsumon një ekonomi familjare. Kështu që, për dy muaj duhet të ndërtohet, secili mund të vijë dhe ta shohë, është projekt publik, jo vetëm qytetarët e Negotinës, por edhe më gjerë”, thotë Apostolov.
Në lidhje me kritikat për mos zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë, ai tha:
“Është lehtë dikush të spekulojë, por pak më vështirë është të angazhohesh me problemin në esencë dhe të fillosh të zgjidhësh problemin”.
Ai premton se për një vit tërësisht do të zgjidhet problemi me ujin në komunën e Negotinës. Në mënyrë plotësuese, Apostolov tha se kanë implementuar disa projekte për përmirësimin e situatës, si për shembull vendosjen e rregullimit hidraulik të presionit, i cili paraqet parakusht për ndryshimin e rrjetit të ujësjellësit, por edhe me vendosjen e orëve të reja për matjen e sasisë së harxhuar të ujit nëpër ekonomitë familjare. Qëllimi përfundimtar, theksoi ai, është të zvogëlohet dhe kontrollohet konsumi i ujit.
Problem kryesor për vetëqeverisjen lokale tani paraqet edhe “vakum” zona që u krijua deri në shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Apostolov, thotë se ai ende është kryetari legjitim i komunës. Ai u bëri thirrje të gjitha strukturave të aktivizohen sa më shpejt të jetë e mundur për ta zgjidhur këtë problem që i tangon të gjithë.
“Qëllimi nuk është të krijohet një situatë politike ku dikush do t’i vuajë dëmet, qëllimi ynë është të kapërcehet kjo situatë sa më shpejt të jetë e mundur dhe unë mendoj se për këtë ka disponim te të gjithë,” vuri në dukje Apostollov.
Daniell Evrosimoski