Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
По 17-ти пат Македонија ја „засадува својата иднина“, во акцијата која деветта година се одржува под благородна идеја, но истовремено е полна со контроверзии.
„Денот на дрвото“ секоја година за политичарите беше добра прилика да се сликаат како, со чизми на нозете и лопати во рацете, се грижат за животната средина и идните генерации. Дел од јавноста, пак, ја критикуваше нетранспарентноста на акцијата и ефектите кои се невидливи.
„Во почетокот целта беше да се вклучат образовните институции. Од најмала возраст дечињата да се запознаат со местото и улогата на шумите и да ја почитуваат. Програмата беше на попрофесионално ниво. Последниве години, реално, тоа е претворено во кампања во која се трошат многу пари, а ефектите се на многу ниско ниво“, смета Александар Трендафилов, професор на Шумарскиот факултет во Скопје.
Проблемот е во тоа што одржувањето на програмата на „Денот на дрвото“ се спроведува неодговорно и непрофесионално, вели тој, додавајќи дека процесот треба да трае до почетокот на новата сезона на вегетација, а не само еден ден. Трендафилов посочува и дека за да почнат да се развиваат засадените дрва, потребни се најмалку три години активности за нивно одгледување.
„На тој план, за жал, скоро ништо не се прави. Најжално е што се садат мртви садници. За сè си има знаење и стручност и треба да се прави професионално. Ако фрламе пари барем да имаме некој ефект од тоа“, потенцира.
Според него, наместо акцијата да биде насочена кон подигање шумски екосистеми на местата каде има процеси на ерозија или деградирано земјиште, акцентот е ставен на урбаните средини.
„Нови шумски екосистеми треба да се подигаат кај Тетово, скопската обиколница, акумулацијата „Лисиче“, места каде имаме загрозување на важни објекти – таму треба да се насочат акциите, да знаеме дека сме направиле нешто, дека нешто сме заштитиле и утре да се гордееме со тоа“, заклучува Трендафилов.
64 милиони садници – 65 проценти успешност
Ресорниот директор на ЈП Македонски шуми, Маријан Стојановски, уверува дека по секоја акција Инспекторатот за земјоделие, шумарство и водостапнство излегува на терен и прави записник од кој се гледа прифатеноста на садниците.
„Од година во година, тој процент е различен , некаде е 50, некаде 70 или 80 отсто, а на некои места каде што беа идеални временските услови беше и 90 отсто успешно. Значи во просек, околу 65 отсто успешност и тоа е одлично, затоа што тие садници кога ќе ги посадиме ги оставаме на самата природа, само некогаш ќе ги прекопаме. Немаме можност да ги наводнуваме, затоа што тие се горе, на непристапен терен, нема како да оди некој да ги види“, вели тој.
Стојановски информира дека во денешната акција е планирано да се пошумат и страничните делови на скопската обиколница со 650 илјади багремови садници. На критиките одговара дека преку мешањето на стручни и нестручни лица се менува менталниот склоп на луѓето, што е една од клучните цели. Додека за цената, иако без прецизни пресметки колку точно чинат акциите „Ден на дрвото“, Стојановски тврди дека трошоците се незначајни во споредба со придобивките.
„Ако се направи математика и ако се спореди со она што придонесува Македонски шуми – за екологијата, за намалување на загаденоста на воздухот, на менталната свест – цената на една садница е минорна. Таа кај нас изнесува од 8 до 12 денари“, вели тој.
Во изминативе 16 акции, како што информира ресорниот директор на ЈП Македонски Шуми, Маријан Стојановски, пошумени се 12.514 хектари, а засадени се нешто повеќе од 64 милиони садници. Според таа математика, само за садниците, од Буџетот на Република Македонија за „Денот на дрвото“ се потрошени најмалку 10,5 милиони евра.
Ниту има шуми, ниту се почитува закон
За биологот-еколог Кирил Пржо, „Денот на дрвото“ покрај останатите недостатоци, пред сè е нелегална активност.
„Со оваа акција се нарушуваат природните екосистеми во Македонија. Се кршат законите за природа, бидејќи се садат неавтохтони видови на аризонски чемпрес, што е нелегално. Со садење нови видови се нарушува тамошниот екосистемот и тоа е против законски“, објаснува Пржо.
Тој објаснува дека на терен, токму на пошумените места, најдобро се гледа колку се неуспешни овие акции за пошумување.
„Успешноста е нула, бидејќи не е спроведен систем кој ќе ги надгледува и одржува тие шуми, кој ќе ги наводнува и ќе ги прекопува. Јас имав фотографии од горно Кратово, од местото каде кратовчани ги садат дрвата. Не ги саделе, туку садниците само ги донеле таму во пластични палети и така ги оставиле. Веќе во јули беа распаднати од сонце, не ги ни извадиле од пластичните палети“, објаснува Пржо.
Нелегалната сеча ја има опустошено Западна Македонија, но, додава тој, уште поголем проблем претставува непланската легална сеча.
Во 2012 година, поради реакциите на јавноста и медиумите дека во акцијата се злоупотребуваат народни пари, од здружението „Ден на дрвото“ се повлече Борис Трајанов, идејниот творец на иницијативата. Од акцијата се повлече и Љупчо Бубо Каров, со објаснување дека Владата почнала да го користи денот за лична промоција.
Масовноста на акциите во последниве години е намалена, но и за денешната од Министерството за шумарство соопштија дека се набавени 2,6 милиони садници кои ќе се садат на 60 локации низ Македонија.
Е.П. и Д.Е.
-
Maqedonia e mbjell shtrembër të ardhmen e saj
Për herë të 17-ë Maqedonia e “mbjell të ardhmen e saj” në aksionin që mbahet për vitin e nëntë nga një ide fisnike, por njëkohësisht shumë kontroverse.
“Dita e drurit” çdo vit ka qenë mundësi e mirë për politikanët të fotografohen me çizme në këmbë dhe lopata në dorë duke u kujdesur për mjedisin dhe brezat e ardhshëm. Megjithatë, një pjesë e publikut e kritikoi mungesën e transparencës së aksionit dhe efektet që janë të padukshme.
“Në fillim qëllimi ishte të përfshihen institucionet arsimore. Që fëmijët nga mosha më e hershme të mësohen me vendin dhe rolin e pyjeve dhe t’i respektojnë ato. Programi ishte në nivel më profesional. Në vitet e fundit, në realitet, është kthyer në fushatë në të cilën shpenzohen shumë të holla ndërsa efektet janë në nivel shumë të ulët “, tha Aleksandar Trendafilov, profesor i Fakultetit të Pyjeve në Shkup.
Problemi është se mirëmbajtja e programit “Dita e drurit” zbatohet në mënyrë të papërgjegjshme dhe joprofesionale, thotë ai, duke shtuar se procesi duhet të vazhdojë deri në fillimin e sezonit të ri të bimësisë, jo vetëm një ditë. Trendafilov vë në dukje se që të fillojnë të zhvillohen drunjtë e mbjella, nevojiten të paktën tre vjet aktivitete për kultivimin e tyre.
“Për fat të keq pothuajse asgjë nuk bëhet në këtë drejtim. Më tragjike është se mbillen fidanë të vdekur. Për çdo gjë nevojitet njohuri, ekspertizë dhe duhet të bëhet në mënyrë profesionale. Nëse hedhin para të paktën të ketë efekt nga kjo “, theksoi ai.
Sipas tij, në vend se aksioni të synojë rritjen e ekosistemeve pyjore në vende ku ka procese të erozionit apo tokës së degraduar, vëmendja është në zonat urbane.
“Ekosisteme të reja pyjore duhet të ngrihen në Tetovë, te qarkorja e Shkupit, te rezervuari ” Lisiçe”, në vende ku rrezikohen objektet e rëndësishme – aksionet duhet te drejtohen atje, të dimë se kemi bërë diçka, se kemi mbrojtur diçka dhe nesër të jemi krenarë me këtë, “thotë Trendafilov.
64 milionë pemë – 65 për qind sukses
Drejtori resurseve i NP Pyjet e Maqedonisë, MarijanStojanovski, siguron se për çdo aksion Inspektorati për Bujqësi, Pylltari dhe ekonomi ujore del në teren dhe bën procesverbal i cili tregon pranimin e fidanëve.
“Nga viti në vit, përqindja është e ndryshme, ndonjëherë 50, ndonjëherë 70 ose 80 për qind dhe në disa vende ku moti ishte ideal, ka qenë deri 90 për qind i suksesshëm. Pra, mesatarisht rreth 65 për qind sukses dhe kjo është e shkëlqyer, për shkak se kur i mbjellim këto fidanë, ja lëmë vet natyrës, vetëm ndonjëherë i gërmojmë. Nuk kemi mundësi t’i ujitim, për shkak se ato janë sipër, në terrenin të paarritshëm, nuk ka se si të shkojë dikush t’i shohë”, thotë ai.
Stojanovski thotë se në aksionin e sotëm është planifikuar të pyllëzohen dhe pjesët anësore të qarkores së Shkupit me 650 mijë fidanë akacie. Ndaj kritikave përgjigjet, se përmes përzierjes së njerëzve profesionistë dhe jo profesionistë ndryshon struktura e mentalitetit të njerëzve, që është një nga qëllimet kryesore. Ndërsa, sa i përket çmimit, edhe pse pa vlerësime të sakta se sa shkon kostoja e aksioneve “Dita e drurit”, Stojanovski thotë se shpenzimet janë të parëndësishme në krahasim me përfitimet.
“Nëse bëni matematikë dhe kur krahasohet me atë që kontribuon Pyjet e Maqedonisë – për ekologjinë, për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, të vetëdijes mendore – çmimi i një filizi është i vogël. Kjo te ne është nga 8 deri në 12 denarë, “thotë ai.
Në 16 aksionet e fundit, siç informon drejtori i resurseve të NP Pyjet e Maqedonisë, MarijanStojanovski janë pyllëzuar 12,514 hektarë dhe janë mbjellë më shumë se 64 milionë fidanë. Sipas kësaj matematike vetëm për fidanët, nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë “Dita e drurit” janë shpenzuar të paktën 10.5 milionë euro.
As ka pyje, e as respektohet ligji
Për biolog-ekologun KirillPrzho “Dita e drurit” në mes të tjerash, kryesisht është aktivitet i paligjshëm.
“Me këtë aksion rëndohen ekosistemet natyrore në Maqedoni. Thyhen ligjet për natyrën, sepse mbillen specie jo autoktone të selvisë së Arizonës, e cila është e paligjshme. Duke mbjellë lloje të reja prishet ekosistemi lokal dhe kjo është kundër ligjit “, shpjegon Przho.
Ai shpjegon se në teren, pikërisht në zonat pyjore, më së miri shihet se sa të pasuksesshme janë këto aksione për pyllëzim.
“Suksesi është zero për shkak se nuk është zbatuar sistem që do t’i monitorojë dhe t’i mirëmbajë këto pyje, kush do t’i ujitë dhe do t’i gërmojë ato. Kam pasur foto nga Kratova e sipërme, nga vendi ku kratovasit i mbjellin drunjtë. Nuk i kanë mbjellë, por fidanët i kanë sjellë atje në paleta plastike dhe kështu i kishin lënë. Tanimë nga korriku ishin kalbur nga dielli, as nuk i kishin nxjerrë nga paletat e plastikës, “shpjegon Przho.
Prerja e paligjshme e ka shkatërruar Maqedoninë Perëndimore, shton ai, një problem edhe më të madh paraqet prerja e paplanifikuar ligjore.
Në vitin 2012, për shkak të reagimeve të publikut dhe mediumeve se në aksionet keqpërdoren paratë publike, nga shoqata “Dita e drurit” u tërheq BorisTrajanov, krijuesi konceptual i kësaj iniciative. Nga aksioni u tërhoq edhe LupçoBuboKarov, duke shpjeguar se Qeveria ka filluar ta përdorë këtë ditë për promovim personal.
Tërësia e aksioneve në vitet e fundit është zvogëluar, por për sot nga Ministria e Pylltarisë njoftuan se janë blerë 2.6 milionë fidanë që do të mbillen në 60 vende në të gjithë Maqedoninë.
E.P. dhe D.E.