Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Огромен родов дисбаланс може да се забележи во кандидатите за градоначалници на претстојните локални избори кои ќе се одржат на 17-ти октомври, каде 92% од кандидатите се мажи и само 8% жени.
Според официјалните податоци на Државната изборна комисија (ДИК), на изборите за локалната власт ќе се тркаат 299 кандидати за градоначалник во 81-та општина во Северна Македонија. Од нив 274 се мажи и само 25 жени.
13 од 24 партии и коалиции кои ќе учествуваат на изборите имаат кандидирано само мажи за оваа функција. Ситуацијата не е подобра ниту кај поголемите политички субјекти. ВМРО -ДПМНЕ имаат само 5%, додека СДСМ 7% жени помеѓу кандидатите за градоначалници. Во албанскиот политички блок, од вкупно 59 кандидатури кај ДУИ, Алијанса за Албанците и Алтернатива, ДПА и БЕСА, има само 2 жени.
Најмногу жени во трка за градоначалничката функција ќе има во Кисела Вода, каде три кандидатки претендираат да бидат на чело на општината во следните четири години. По две жени ќе има и на изборите во Град Скопје, Аеродром, Центар, Тетово, Ресен и Могила. Дополнително во уште десет општини на гласачкото ливче ќе има само по една жена кандидатка за градоначалник.
Ситуацијата е поразлична таму каде што постојат квоти, како на советничките листи. Таму 55% од кандидатите за советници се мажи, а 45% се жени.За Влора Речица, истражувачка во Институтот за демократија (ИДСЦС), проблемот со новите демократии, како македонската, е што сè уште се потребни квоти за родова еднаквост за јавните функции. Според неа во земјава и понатаму преовладува политичка култура која не им дава простор на жените да бидат дел од јавните политики, или во јавниот живот во државата.
„Проблемот е што политиката се гледа сè уште како „машка работа“, а жените не само што не се кандидираат, туку голем број од нив не се осмелуваат ниту да влезат во политика и политички партии. А, тие што се осмелуваат, се потиснуваат и обично играат секундарна улога во политичкиот живот. Тоа може да се види со тоа што имаме форуми на жени во политичките партии. Такво нешто воопшто не е потребно доколку жените би биле еднакви со мажите. Не би требало да имаат посебни форуми во рамките на партиите. Генерално имаме културен проблем, а потоа имаме и законски проблем со тоа што не се додаваат квоти каде што очигледно сè уште ни се потребни како општество“, вели Речица.
Според неа промената мора да започне од политичките партии и нивната внатрешна демократија.
„Сè уште имаме лидерски партии каде една фигура е главна и структурите не се доволно слободни да постапуваат сами, за разлика од други држави. Исто така треба да се почне со тоа што жената треба да биде активна во јавниот живот, не само во политичкиот. Мора да се мотивираат жените да бидат дел од невладини организации, совети на општини, совети на училишта… значи било која јавна структура која на некој начин значи дел од јавниот живот. Генерално решението не е лесно. Не можете само да кажете – ова треба да се направи и толку, завршува работата. Политичка култура не е нешто што може да се смени за ден – два или пак за 30 години колку што наполни нашата држава. Потребна е уште многу повеќе работа и разбивање на патријархатот, на некој начин“, објаснува Речица.
Во Северна Македонија на последните избори беа избрани само шест жени градоначалници од вкупно 81 општина во земјата. Од 20-те позиции во Владата само 4 ги извршуваат жени. Досега, од независноста, никогаш немало жена на некои од највисоките политички функции, како претседателската, премиерската или онаа на претседател на собрание.
Истовремено, во регионот може да се забележат многу примери на жени кои вршат некои од највисоките државни функции. Пред само неколку дена во Албанија беше промовирана новата влада во која ќе има 12 жени и 4 мажи. Вјоса Османи и Катерина Сакелапопулу се претседателки на Косово и Грција, а во Србија на премиерската функција веќе четврта година се наоѓа Ана Брнабиќ. Во Бугарија последниве четири години функцијата претседател на парламентот ја извршува жена.
Речица вели дека во догледно време не гледа дека жена ќе се најде на некоја од највисоките функции во земјава, иако додава дека шанси за такво постоеле.
„Следниве десет години, ако тоа е некое догледно време, не сметам дека ќе се случи такво нешто. За жал, сметам дека, како општество, сè уште ни се потребни квоти за да воспоставиме некоја таква култура. Ние имаме и уште еден проблем, во Македонија сè уште сме поделено општество. И по политичка и по партиска и по етничка основа и понатаму луѓето се борат за моќ, а не за некои посуштински човекови права“, вели Речица.
Даниел Евросимоски
-
9 nga 10 kandidatë për kryetarë komune janë burra – problem social ku politika është ende “punë e burrave”
Një çekuilibër gjinor i madh mund të vërehet tek kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 17 tetor, ku 92% e kandidatëve janë burra dhe vetëm 8% janë gra.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në zgjedhjet lokale për pushtet lokal do të garojnë 299 kandidatë për kryetarë të komunave në 81 komuna në Maqedoninë e Veriut. Nga këta, 274 janë burra dhe vetëm 25 gra.
13 nga 24 partitë dhe koalicionet që do të konkurrojnë në zgjedhje kanë vetëm burra që garojnë për këtë funksion. Situata nuk është më e mirë as me subjektet më të mëdha politike. VMRO-DPMNE ka vetëm 5%, ndërsa LSDM 7% gra në mesin e kandidatëve për kryetarë komune. Në bllokun politik shqiptar, nga gjithsej 59 kandidatura te BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën, PDSH dhe BESA, ka vetëm 2 gra.
Më shumë gra në garë për funksionin e kryetares së komunës do të ketë në Kisella Voda, ku tre kandidate do të jenë në krye të komunës gjatë katër viteve të ardhshme. Nga dy gra do të ketë edhe në zgjedhjet në Qyteti Shkup, Aerodrom, Qendër, Tetovë, Resnjë dhe Mogillë. Për më tepër, në dhjetë komuna të tjera në fletën e votimit do të ketë vetëm nga një grua kandidate për kryetare komune.
Situata është më ndryshe atje ku ka kuota, si në listat e këshilltarëve. Atje, 55% e kandidatëve për këshilltarë janë burra dhe 45% janë gra.
Për Vlora Reçicën, hulumtuese në Institutin për Demokraci (IDSCS), problemi me demokracitë e reja, siç është Maqedonia, është se kuotat e barazisë gjinore janë ende të nevojshme për funksionet publike. Sipas saj, në vend ende mbisundon kultura politike që nuk u jep hapësirë grave të jenë pjesë e politikave publike ose në jetën publike në vend.
“Problemi është se politika ende shihet si “punë për burra”, ndërsa gratë jo vetëm që nuk kandidohen, por shumë prej tyre as nuk guxojnë të hyjnë në politikë dhe parti politike. Ndërsa ato që guxojnë shtypen dhe zakonisht luajnë një rol dytësor në jetën politike. Kjo mund të shihet nga fakti se kemi forume të grave në partitë politike. Një gjë e tillë nuk është aspak e nevojshme nëse gratë janë të barabarta me burrat. Nuk do të duhet të kenë forume të veçanta brenda partive. Në përgjithësi, kemi problem kulturor, ndërsa pastaj kemi problem ligjor me mos shtimin e kuotave, ku padyshim ende kemi nevojë për kuotat si shoqëri”, tha Reçica.
Sipas saj, ndryshimi duhet të fillojë me partitë politike dhe demokracinë e tyre të brendshme.
“Ende kemi parti me liderë ku një figurë është ajo kryesore dhe strukturat nuk janë aq të lira të veprojnë vetëm, për dallim nga vendet e tjera. Gjithashtu duhet të fillohet me faktin se gratë duhet të jenë aktive në jetën publike, jo vetëm në jetën politike. Gratë duhet të motivohen të jenë pjesë e organizatave joqeveritare, këshillave të komunave, këshillave të shkollave … do të thotë në cilën do strukturë publike e cila në një farë mënyre nënkupton pjesë të jetës publike. Zgjidhja në përgjithësi nuk është e lehtë. Nuk mund thjesht të thoni- kjo duhet bërë dhe kaq, mbaron puna. Kultura politike nuk është diçka që mund të ndryshojë brenda një dite – dy ose 30 vjet, aq sa vjet ka vendi ynë. Duhet shumë më tepër punë dhe zhbërje të patriarkalizmit, në një farë mënyre,” sqaron Reçica.
Në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet e fundit u u zgjodhën vetëm gjashtë gra kryetare komune, nga gjithsej 81 komuna në vend. Nga 20 pozicione në Qeveri, vetëm 4 mbahen nga gra. Që nga pavarësia, kurrë nuk ka pasur grua në ndonjë nga funksionet më të larta politike, si presidente, kryeministre ose kryetare e parlamentit.
Njëkohësisht, në rajon mund të vërehen shumë shembuj të grave të cilat ushtrojnë disa nga funksionet më të larta shtetërore. Vetëm pak ditë më parë, në Shqipëri u promovua qeveria e re në të cilën do të ketë 12 gra dhe 4 burra. Vjosa Osmani dhe Katerina Sakelapopulu janë presidente të Kosovës dhe Greqisë, ndërsa Ana Brnabiç është në funksionin kryeministre e Serbisë për katër vjet. Në Bullgari, katër vitet e fundit funksionin kryetare e parlamentit e ushtron grua.
Reçica thotë se për një kohë të caktuar nuk sheh se grua do të jetë në një nga funksionet më të larta në vend, edhe pse thotë ka gjasa të ndodhë diçka e këtillë.
“Në dhjetë vitet e ardhshme, nëse është e ardhme e parashikueshme, nuk mendoj se do të ndodhë një gjë e tillë. Për fat të keq, mendoj se, si shoqëri, ende kemi nevojë për kuota në mënyrë që të vendosim një kulturë të tillë. Kemi edhe një problem tjetër, në Maqedoni ende jemi një shoqëri e ndarë. Njerëzit ende po luftojnë për pushtet në baza politike, partiake dhe etnike, dhe jo për disa të drejta më themelore të njeriut”, thotë Reçica.
Daniel Evrosimoski