Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Секое здраво и демократско општество се темели на одговорни, правични и критички свесни граѓани кои знаат да препознаат говор на омраза и пропаганда. Затоа, Радио МОФ со награден конкурс ве поттикнува да направите илустрација на тема #Дехејтизација.
Илустрациите можат да опфатат теми од целиот општествен контекст, а притоа на креативен начин да претстават различни форми на говор на омраза, неетичко однесување или некој вид на пропаганда низ медиумите и јавната комуникација.
Имено, во фокус на #Дехејтизација е медиумската писменост, со цел задржување на принципите и стандардите при информирање на граѓаните за проблеми од јавен интерес.
Истовремено, #Дехејтизација значи и препознавање на заговорите, спинувањата и дефокусирањето на пропагандната машинерија. Со активни и едуцирани граѓани, помала е можноста за „провев“ на пропаганда.
Секој учесник во конкурсот е дозволено да испрати по една илустрација. Илустрацијата да биде без непотребни вулгарности, но апсолутно се дозволени духовитост и сатира. Нема ограничување на идеи, слики, цртежи за илустрацијата!
Илустрациите треба да се испраќаат со име и презиме или под псевдоним, заедно со телефонски број на info@radiomof.mk, со назнака за „Награден конкурс за #Дехејтизација“.
Најдобрата илустрација ќе ја бираат нашите читатели и комисијата од Радио МОФ. Пристигнатите апликации ќе бидат објавени во посебна рубрика на Радио МОФ, каде ќе може да се гласа за нив.
Конкурсот се отвора денес (22 март), а краен рок за испраќање на илустрацијата е 29 март, на полноќ. Гласањето се отвора на 30 март, а трае до 2 април (на полноќ).
Најдобрата илустрација како награда ќе добие Pen Tablet Wacom Intuos Draw (погледни подолу).
Со конкурост, Радио МОФ ја затвора кампањата #Дехејтизација.
Повикот е отворен и спроведен од Радио МОФ, а поддржан од National Endowment for Democracy.
-
Konkurs shpërblyes i Radio MOF për ilustrimin më të mirë me temë #Dehejtizim (#Дехејтизација)
Çdo shoqëri e shëndetshme dhe demokratike, bazohet mbi qytetarë të përgjegjshëm, të drejtë dhe me vetëdije kritike, të cilët dinë të identifikojnë fjalën e urrejtjes dhe propagandën. Prandaj, Radio MOF, me konkurs shpërblyes, ju inkurajon të bëni ilustrim me temë #Dehejtizim (#Дехејтизација).
Ilustrimet mund të përfshijnë tema nga i gjithë konteksti shoqëror, dhe gjatë kësaj në mënyrë kritike të prezantojnë forma të ndryshme të fjalës së urrejtjes, sjelljes jo etike ose ndonjë lloj të propagandës nëpër media dhe në komunikimin publik.
Respektivisht, në fokusin e #Dehejtizimit (#Дехејтизација) është edukimi i mediave, me qëllim rruajtjen e parimeve dhe standardeve gjatë informimit të qytetarëve në lidhje me problemet me interes publik.
Njëkohësisht #Dehejtizimi (#Дехејтизација) do të thotë edhe identifikim të konspiracioneve, dredhive dhe defokusimin e makinerisë propagandistike. Me qytetarë aktiv dhe të edukuar, është më e vogël mundësia për “përhapjen” e propagandës.
Secilit pjesëmarrës në konkurs i lejohet të dërgojë vetëm një ilustrim. Ilustrimi të jetë pa vulgaritete të pa nevojshme, por absolutisht lejohen humori dhe satira. Nuk ka kufizime të ideve, imazheve, vizatimeve për ilustrimin!
Ilustrimet duhet të dërgohen me emër dhe mbiemër ose me pseudonim, së bashku me numrin e telefonit në info@radiomof.mk, me shënim për “Konkurs shpërblyes për #Dehejtizim” (#Дехејтизација).
Ilustrimin më të mirë do ta zgjedhin lexuesit tanë dhe komisioni i Radio MOF. Aplikimet e arritura do të publikohen në rubrikën e veçantë të Radio MOF, ku do të mund të votohet për të njëjtat.
Konkursi hapet sot (22 mars), ndërsa afati përfundimtar për dërgimin e ilustrimit është 29 mars, në mesnatë. Votimi hapet më 30 mars, dhe do të zgjatë deri më 2 prill ( në mesnatë).
Ilustrimi më i mirë si shpërblim do të fitojë Ren Tablet Wacom Intuos Draw ( shih më poshtë).
Me konkursin, Radio MOF e mbyll fushatën #Dehejtizim (#Дехејтизација).
Thirrja është e hapur dhe realizohet nga Radio MOF, me mbështetje të National Endowment for Democracy.