Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Во исчекување на Законот за употреба на македонскиот јазик, кој веќе подолго време помпезно е најавуван од страна на Министерката за култура, не може а да не прашаме до каде е новиот Закон за култура кој после два изготвени нацрт предлог текста и поминати седум години, не го виде светлото на денот, велат од Синдикатот на култура на Република Македонија (СКРМ).
Од таму поочуваат дека последната јавна дебата во јули 2023 година требаше да биде завршница на еден долг и мачен процес кој конечно ќе донесеше одредени промени за сите чинители во културата. Наместо тоа, велат од СКРМ, законот остана во нечија фиока и никој од учесниците во неговата изработка не ја виде последната верзија со забелешките добиени од јавната дебата и енер.
„СКРМ учествувајќи во работата на работните групи во Министерството за Култура за предлог-законот за култура и во 2018 и во вториот најнов предлог-закон од 2023, заемно со претсатвниците од министерството утврдивме дека процесите како ‘оценување’, ‘реаудиции’, ‘управување со ефект/учинок’, ‘вработување на определено’, итн. од законот од 2014, се нефункционални и неприменливи онака како што се замислени. За ова имавме поддршка и од сите министри за култура од 2017 па наваму. И покрај тоа, последните две години директорите по секоја цена, а во одредени институции и со закани за казни спрема вработените и комисиите, ги спроведуваат реаудициите и оценувањата, за кои ги убедуваат вработените дека се ‘про форма’, и како такви мора да ги спроведат бидејќи така е во законот за култура кој е на сила. Министерката за култура јавно ја декларира волјата за новиот закон, но во пракса ги поддржува директорите да го спроведуваат стариот“, забележуваат од Синдикатот.
Збунети од целава ситуација која последниве две години се случува, јавно ја прашуваат министерката за култура: До каде е новиот Закон за култура и кога истиот ќе биде донесен?
„Зошто некои одредби од Законот донесен во 2014 година почнуваат доследно да се применуваат во 2022 и 2023 година? И ако праксата во девет изминати години покажала дека нештото е неприменливо, во чиј интерес е да се практикуваат нефункционалните регулативи од Законот за култура донесен во 2014 година? Дали овие практики се заради притисок врз вработените и застрашување, за што за жал истиот закон и беше донесен во 2014?“, прашуваат од Синдикатот.
За СКРМ примената на одредени одредби од стариот закон, покрај сите ветувања и заложби и после работата на два предлог-закони, е неприфатлива.
„Доколку продолжи пасивноста на министерството за култура, а директорите упорното и на сила го продолжуваат спроведувањето на нефункционалните делови од стариот закон, СКРМ ќе биде приморан да превземе радикални чекори, посебно кон оние директори кои ќе применат закани и сила од позиција на моќ врз своите вработени“, стои во соопштението на СКРМ.
-
Sindikata e Kulturës: Deri ku është ligji për kulturë?
Në pritje të ligjit për përdorim të gjuhës maqedonase, i cili tashmë një kohë të gjatë është paralajmëruar me pompozitet nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk mund të mos pyesim se deri ku është ligji i ri për kulturë i cili pas dy propozim drafteve të hartuara dhe pas shtatë viteve, nuk e pa dritën e diellit, thonë nga Sindikata e Kulturës së Republikës së Maqedonisë (SKRM).
Prej aty theksojnë se, debati i fundit publik në korrik të vitit 2023 duhej të ishte epilogu i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm i cili përfundimisht do të sillte ndryshime të caktuara për të gjithë aktorët e kulturës. Në vend të kësaj, thonë nga SKRM, ligji ka mbetur në ndonjë sirtar dhe askush nga pjesëmarrësit në përgatitjen e tij nuk e ka parë versionin e fundit me vërejtje e marra nga debati publik dhe Regjistri Nacional Elektronik i Rregulloreve.
“SKRM-ja duke marrë pjesë në punën e grupeve të punës në Ministrinë e Kulturës për propozim ligjin për kulturë edhe në vitin 2018 edhe në propozim ligjin e dytë më të ri nga viti 2023, së bashku me përfaqësues të ministrisë, konstatuam se proceset si “vlerësim”, “riauditime”, “menaxhime me efekt/performancë”, “punësim me kohë të caktuar”, etj nga ligji i vitit 2014, janë jofunksionale dhe të pazbatueshme në mënyrë për të cilën është synuar. Për letë, kemi pasur mbështetje edhe nga të gjithë ministrat e Kulturës nga viti 2017 e këtej. Edhe përkrah kësaj, dy vitet e fundit drejtorët me çdo kusht, ndërsa në institucione të caktuara edhe me kërcënime ndaj të punësuarve dhe komisioneve, i zbatojnë riauditimet dhe vlerësimet, për të cilat i bindin të punësuarit se janë “pro forma”, dhe si të tillë duhet t’i zbatojnë sepse ashtu është në ligjin për kulturë i cili është në fuqi. Ministrja e Kulturës e deklaron publikisht vullnetin për ligjin e ri, por në praktikë i mbështetë drejtorët që të zbatojnë atë të vjetrin”, theksojnë nga Sindikata.
Të hutuar nga e gjithë situata që ndodhë në dy vitet e fundit, pyesin publikisht ministren e Kulturës: Deri ku është Ligji i ri për kulturë dhe kur do të miratohet i njëjti?
“Pse disa dispozita të ligjit të miratuara në vitin 2014 fillojnë të zbatohen në mënyrë konsistente në vitin 2022 dhe 2023? Dhe nëse praktika në nëntë vitet e kaluara ka dëshmuar se diçka është e pazbatueshme, në interes të kujt është që të praktikohen rregullativat jofunksionale nga ligji për kulturë i miratuar në vitin 2014? A janë këto praktika për shkak të presionit ndaj të punësuarve dhe frikësimit, për çka fatkeqësisht, ligji i njëjtë edhe u miratua në vitin 2014”, pyesin nga sindikata.
Për SKRM-në, zbatimi i dispozitave të caktuara nga ligji i vjetër, përkrahgjitha premtimeve dhe zotimeve dhe pas përgatitjes së dy propozim ligjeve, është i papranueshëm.
“Derisa vazhdon pasivitet i Ministrisë së Kulturës, ndërsa drejtorët vazhdojnë të zbatojnë me këmbëngulje dhe forcë pjesët jofunksionale të ligjit të vjetër, SKRM do të jetë e detyruar të ndërmarrë hapa radikalë, posaçërisht ndaj atyre drejtorëve të cilët do të zbatojnë kërcënime dhe forcë nga pozita e fuqisë ndaj të punësuarve të tyre”, thuhet në kumtesën e SKRM-së.