Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Албанските ученици во Тетово не се заинтересирани да се запишат во средните стручни училишта. Повеќето од нив се ориентирани кон гимназиските училишта, економско и медицинско. Ова беше потврдено и вчера во текот на „Отворениот ден“ што го организираа средните училишта во Тетово, чија цел е сите полуматуранти одблиску да се информираат со образовните програми што ги нудат школите. За да се промени ваквата состојба и учениците да се ориентираат подобро во сите насоки, се планира реорганизација на училиштата. Во меѓувреме, како резултат на иселувањето, намален е и бројот на ученици генерално.
Музафер Ливорека, директор на средното текстилно училиште „Ѓоце Стојчески“, рече дека и покрај тоа што се отворени нови насоки во ова училиште, интересот на учениците во последните години е многу слаб.
„Родителите многу малку се заинтересирани да дојдат да видат што има во нашето училиште. Имаме критика за родителите, бидејќи нашето стручно училиште многу напредуваше, знаејќи дека ние сме училиште кое исто така почна да произведува и ги продаваме производите и тие пари ги користиме за учениците со посебни потреби во школото“, изјави Ливорека.
За да се зголеми бројот на заинтересираните, Ливорека рече дека формирале две групи кои во период од три недели треба да ги посетат сите основни училишта и да презентираат што нуди школото.
Во меѓувреме, бројот на млади во економските и медицинските училишта продолжува да биде висок. Директорката на средното економско училиште во Тетово, Мирјета Илази рече дека имаат постојано зголемување на учениците.
„Како училиште имаме постојан раст, пад се’ уште не сме имале. Само во последните 4-5 години секогаш сме запишале поголем број, имаме над 1.200 ученици вкупно во училиштето. Падот на полуматурантите се одразува некаде во Општина Тетово, но во нашето училиште досега не се почувствувал. Се надеваме дека и оваа година ќе има голем број заинтересирани и нема да има намалување“, изјави Илази.
За да се смени ваквата состојба, градоначалникот на Општина Тетово, Биљал Касами вели дека имаат намера да спроведат процес на реорганизација на училиштата, бидејќи според него, се’ уште во некои школи има преголем број ученици во паралелки, додека во други недостигаат. Преку процесот на организација се залага да се направи подобра распределба на студентите на различни студиски програми.
„Имаме разновидни програми, кои можат да бидат атрактивни за студентите. Самиот концепт на презентациите на овие програми и училишта покажува нов пристап на овие училишни институции и на некој начин натпревар кон поквалитетно образование. Ова се првите чекори и можностите што им се даваат на основците, да имаат подобра селекција и да одлучуваат за својата иднина“, изјави Касами.
Државниот завод за статистика во месец април објави статистика, според која, само за една учебна година во Македонија се затворени вкупно 14 училишта. Причината за намалувањето на бројот на студенти во земјава е главно поврзана со иселувањето.
Теута Бучи
Фото: Официјална Фејсбук-страница на градоначалникот Биљал Касами -
Nxënësit në Tetovë kanë interesim të dobët për shkollat e mesme profesionale
Nxënësit shqiptar të Tetovës nuk kanë interesim që të regjistrohen në shkolla të mesme profesioniale. Shumica e tyre orientohen në gjimnaz shkolla të ekonomisë dhe të mjekësisë. Kjo gjë u konstatua sot aktivitetit “Dita e Hapur” e organizuar nga shkollat e mesme në Tetovë, e cila ka për qëllim që të informojë nga afër gjithë gjysmëmaturantët me programet mësimore dhe drejtimet që ofrojnë këto shkolla. Në mënyrë që të ndryshojë kjo situatë dhe nxënësit të orientohen më mirë në të gjitha drejtimet, planifikohet riorganizimi i shkollave. Ndërkaq, si pasojë e emigrimit, ka rënë edhe numri i nxënësve në përgjithësi.
Muzafer Livoreka, drejtori i shkollës së mesme tekstile “Gjoce Stojçeski”, tha se edhe përkundër faktit që janë hapur drejtime të reja në këtë shkollë, interesimi i nxënësve viteve të fundit ka qenë shumë i dobët.
“Prindërit janë shumë pak të interesuar që të vijnë të shiqojnë se çfarë ka në shkollën tonë, unë lirisht them se ka shumë pak të interesuar për drejtimin në shkollën tonë. Ne kemi një kritikë te prindërit, për arsye se shkolla jonë profesionale ka ecur shumë përpara, duke e ditur se ne jemi shkollë që kemi filluar edhe të prodhojmë dhe prodhimet i shesim dhe ato para i ndajmë për nxënësit me nevoja të veçanta që i kemi në shkollë”, tha Livoreka.
Për të rritur numrin e të interesuarve, Livoreka tha se kanë formuar dy grupe të cilat për tre javë duhet t’i vizitojnë të gjitha shkollat fillore dhe të prezantojnë se çfarë ofrohet te kjo shkollë.
Ndërkaq, numri i nxënësve në shkollat e ekonomisë dhe medicinës vazhdon të jetë i lartë. Drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike të Tetovës, Mirjeta Ilazi tha se, ka vazhdimisht rritje të nxënësve në këtë shkollë.
“Ne si shkollë kemi pasur një rritje konstante, nuk kemi pasur ende rënie. Vetëm në 4-5 vitet e fundit kemi regjistruar gjithmonë numër më të madh, kemi mbi 1200 nxënës gjithësej në shkollë. Mungesa e semimaturantëve reflekton diku në Komunën e Tetovës, por nuk është ndjerë te shkolla jonë deri tash. Shpresojmë se edhe këtë vit të ketë numër të të interesuarve dhe të mos ketë rënie”, deklaroi Ilazi.
E për të ndryshuar këtë gjendje, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se, synojnë që të realizojnë procesin e riorganizimit të shkollave, pasi sipas tij, edhe më tej në disa shkolla ka numër më të madh të nxënësve nëpër klasa dhe në disa shkolla ka mungesë të nxënësve. Përmes procesit të organizimit, synohet të bëhet shpërndarje më e mirë e nxënësve nëpër programe të ndryshme studimore.
“Kemi programe të larmishme, të cilat mund të jenë atraktive për nxënësit. Vet koncepti i prezantimeve të këtyre programeve dhe shkollave tregon një qasje të re të këtyre institucioneve shkollore dhe në njëfarë formë në një konkurrencë drejt një arsimi më kualitativ. Këto janë hapat e parë dhe mundësitë që u jepen nxënësve të shkollave fillore, për të pasur një përzgjedhje më të mirë dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”, deklaroi Kasami.
Enti Shtetëror i Statistikave në muajin prill publikoi se, vetëm për një vit shkollor, janë mbyllur gjithsej 14 shkolla në Maqedoni. Arsyeja e rënies së numrit të nxënësve në vend ka të bëjë kryesisht me emigracionin.
Teuta Buçi
Foto: Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit Biljal Kasami