Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Чаирските улици, кои се меѓу најфреквентите скопски улици, се во хаотична состојба, како резултат од лошата инфраструктура, тесните улици и непочитување на сообраќајните правила. Но, освен за автомобили, овие улици се претворија во вистински предизвик и за велосипедистите, со минимална безбедност. Иако Општина Чаир пред неколу години одвои посебни велосипедски патеки во еден дел на општинската територија, тие се речиси нефукционални. Дел од пластичните столбови кои ја делат велосипедската патека од автомобилската лента се отстранети и на нив се паркираат возила, со што се отежнува движењето на велосипедистите.
Активистот Беким Љачи вели дека, освен што со ова се загрозува животот на велосипедистите, во последно време ваквите услови го загрозуваат и животот на граѓаните што возат електрични тротинети.
„Велосипедските патеки значат живот, бидејќи во нивно отсуство граѓаните возат велосипед во лентата каде што се движаат автомобили и со тоа ризикуваат да бидат удрени од некој автомобил. Веќе се зголеми и бројот на електричните тротинети и сме сведоци на многу сообраќајни несреќи кои резултираат со повредени велосипедисти или возачи на тротинет. Верувам дека патеките ќе ги спасат и возачите од несовесни велосипедисти, ќе бидат чисти пред законот во случај на несреќа“, вели Љачи.
Тој смета дека, надлежните институции не се заинтересирани за решавање на овој проблем и покрај тоа што светот се движи кон зголемување на еколошките мерки.
„Мислам дека недостига волјата на властите за изградба на велосипедски патеки, а тоа е парадоксална работа бидејќи живееме во ера кога светот се бори со климатските промени и намалувањето на јаглерод диоксид, додека граѓаните во Скопје се лишени од користење на еколошки транспорт, а и нашите влади секогаш декларативно се залагаа дека ќе се борат за зелен свет. Познавам многу луѓе кои поради страв не користат велосипед или електричен тротинет како превозно средство, бидејќи возењето велосипед во Чаир е само за храбри луѓе поради високиот ризик“, рече активистот Љачи.
Од Општина Чаир, вината ја префрлаат на Град Скопје, велејќи дека булеварите и главните улици заедно со тротоарите се во надлежност на Град Скопје.
„На територијата на општина Чаир има околу 7 километри велосипедски патеки кои често се попречувани од паркирањето на автомобилите на тие места поради невнимание на граѓаните. Како општина спроведовме повеќе активности за подигање на еколошката свест и користење на велосипедот како еколошко превозно средство, но нашата законска надлежност не ни дозволува да преземеме други мерки“, велат од оваа општина.
Од таму додаваат дека, за изрекување казни за непрописно паркирање, одговорноста е на МВР и ЈП „Паркинзи на Град Скопје“ кои во одредени денови пуштаат пајаци да ги одблокираат коловозите од непрописно паркирани автомобили.
„Целата оваа ситуација дополнително ја продлабочи незаинтересираноста на централната власт и локалната власт (Град Скопје) кои заради партиски и секојдневни интереси го отежнаа функционализирањето на Чаир како и сите други општини“, посочуваат од општина Чаир.
Радио МОФ упати прашање и до Град Скопје, но до овие моменти немаме добиено одговор.
Според податоците на Министерството за внатрешни работи, на подрачје на општина Чаир, само во 2023-та година, регистрирани се 10 учесници велосипедисти во сообраќајни незгоди, од кои двајца се со тешки телесни повреди и осум велосипедисти со телесни повреди.
Теута Бучи
Фото: Радио МОФ -
Shtigjet e biçikletave në Çair jofunksionale, qytetarët kanë frikë të ngasin biçikletë
Rrugët e Çairit, që janë ndër rrugët më të frekuentuara të Shkupi, janë në gjendje kaosi, si pasojë e infrastrukturës së dobët, rrugëve të ngushta dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Megjtihatë, përpos për vetura, këto rrugë janë shndërruar në sfidë në vetë edhe për çiklistët, me siguri minimale. Edhe pse Komuna e Çairit, para disa viteve përcaktoi shigje të biçikletave në disa pjesë të territorit të komunës, të njëjtat janë pothuajse jofunksionale. Një pjesë e shtyllave që ndajnë shtegun e biçikletave nga korsia e automjeteve janë heçur, në to parkohen vetura, duke vështirësuar kështu komnunikacionin për çiklistët.
Aktivisti Bekim Laçi thotë se, përpos që rrezikojnë jetën e çiklistëve, mosfunksionaliteti i shtigjeve, së fundmi po rrezikon edhe jetën e qytetarëve me trotinetë elektrik.
“Korsitë e biçikletave parasëgjithash janë jetë, sepse në mungesë të tyre qytetarët e ngasin biçikletën në rrugët ku lëvizin veturat dhe kështu rrezikojnë të përplasen nga ndonjë veturë. Tashmë është rritur edhe numri i trotinetëve elektrikë, dhe jemi dëshmitarë të shumë aksidenteve që për pasojë kanë çiklistë të lënduar ose ngasës të trotinetit. Korsitë besoj se do ti kursejnë edhe shoferët nga çiklistët e pandërgjegjshëm, do të jenë të pastër para ligjit në rast të ndonjë aksidenti”, thotë Laçi.
Ai vlerëson se, autoritetet nuk janë të interesuar që ta zgjidhin këtë problem, pavarësisht faktit se bota po shkon drejt rritjes së masave ekologjike.
“Unë mendoj se mungon vullneti i autoriteteve për të ndërtuar shtigje për biçikleta, dhe kjo është një gjë paradoksale sepse jetojmë në epokën kur bota po lufton me ndryshimet klimatike dhe reduktimin e CO2-shit ndërkohë që qytetarët në Shkup privohen nga përdorimi I transportit ekologjik, ndërkohë që edhe qeveritë tona deklarativisht gjithmonë janë zotuar se do luftojnë për një botë të gjelbërt. Njoh shumë njerëz që nga shkaku i frikës nuk përdorin biçikletën ose trotinetin si mjet transporti sepse ngasja e Biçikletës në Çair është vetëm për njerëzit e guximshëm nga shkaku i rrezikut të lartë”, tha aktivsti Laçi.
Nga Komuna e Çairit, fajin ia hedhin Qytetit të Shkupit, duke thënë se, bulevaret dhe rrugët kryesore bashkangjitur dhe trotoaret janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit.
“Në territor të Komunës së Çairit ka rreth 7km korsi të paraparë për biçikleta, e që shpesh nga pakujdesia qytetare të njejtat pengohen nga parkimi i veturave në ato vende. Ne si komunë kemi realizu disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe përdorimin e biçikletës si mjet ekologjik i transportit, po kompetenca jonë ligjore nuk na lejon që të ndërmarrim masa tjera”, thane nga kjo komunë.
Më tej shtuan se, për shqiptim të dënimeve për parkim jo të drejtë përgjegjësia i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe NP “Parkingjet e Qytetit të Shkupit” të cilët në momente çasti ose në ndonjë ditë të caktuar lëshojnë merimanga për ç’bllokim të rrugëve nga veturat e parkuara padrejtësisht.
“E gjithë kjo gjendje ishte edhe më e thelluar nga mosinteresimi i pushtetit qendror dhe pushtetit lokal (Qyteti i Shkupit) të cilët për interesa partiake dhe ditore e vështirësuan funksionalizimin e Çairit si gjithë komunat tjera”, theksojnë nga Komuna e Çairit.
Ndërkohë, Radio MOF drejtoi pyetje edhe deri te Qyteti i Shkupit, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjgije.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në territorin e Komunës së Çairit vetëm gjatë vitit 2023, janë regjistruar 10 aksidente ku kanë qenë të përfshirë çiklistët, prej të cilëve dy me lëndime më të rënda trupore dhe tetë me lëndime trupore.
Teuta Buçi
Foto: Radio MOF