КСЗД апелира до Собранието да организира јавни расправи за законите во образованието

Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“

  • Комисијата за спречување и заштита од дискриминација (КСЗД) апелира до Собранието да организира јавни расправи за законите во областа на образованието.

    „Во тек е законодавната постапка за донесување на повеќе закони во областа на образованието како Предлог-закон за средно образование, Закон за измени и дополнување на Законот за основно образование, Предлог-закон за учебници и други. КСЗД има голем интерес во изменувањето и дополнувањето на овие закони бидејќи областа на образование ја гледаме како клучна област во која треба да се промовира еднаквоста за учениците од најмала возраст, да бидат заштитени од дискриминација и пристрасно насилство и да ги присвојат овие демократски интереси согласно нашиот уставен поредок“, информираат оттаму.

    Основната причина поради која се менува Законот за основно образование, велат од Комисијата, е прашање на еднаквост и недискриминација, односно спроведување на пресудата на Европскиот суд за човекови права Елмазова и други против Македонија.

    „Како Комисија за спречување и заштита од дискриминација имаме директна законска надлежност да даваме коментари и мислења по закони од аспект на еднаквост и недискриминација и да учествуваме во нивното донесување“, истакнуваат тие.

    Имајќи предвид дека во демократско општество законски решенија се носат преку инклузивен пристап со учество на сите засегнати чинители, оттаму апелираат овие закони да се донесат на транспарентен начин, со реални рокови за поднесување предлози и коментари и со организирање на јавни расправи со цел подобрувањето на законската регулатива во областа на образованието и градење на поквалитетен и поинклузивен образовен систем за сите.

  • KPMD i bën thirrje Kuvendit të organizojë debate publike për ligjet për arsim

    Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) i bën thirrje Kuvendit që të organizojë debate publike për ligjet në fushën e arsimit.

    “Është duke u zhvilluar procedura legjislative për miratimin e disa ligjeve në fushën e arsimit, si Projektligji për arsimin e mesëm, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, Projektligji për tekstet shkollore e të tjera. KPMD ka një interes të madh për ndryshimin dhe plotësimin e këtyre ligjeve, sepse ne e shohim fushën e arsimit si një fushë kyçe në të cilën promovohet barazia për nxënësit që nga mosha më e re, për t’u mbrojtur nga diskriminimi dhe dhuna e njëanshme dhe për të përvetësuar këto interesa demokratike sipas rendin tonë kushtetues”, bëjnë të ditur nga komisioni.

    Arsyeja kryesore për ndryshimin e Ligjit për arsimin bazë, thotë komisioni, është çështja e barazisë dhe mosdiskriminimit, përkatësisht zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Elmazova dhe të tjerët kundër Maqedonisë.

    “Ne si Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi kemi autoritetin e drejtpërdrejtë ligjor që të japim komente dhe mendime për ligjet nga aspekti i barazisë dhe mosdiskriminimit dhe të marrim pjesë në miratimin e tyre”, theksojnë ata.

    Duke pasur parasysh se në një shoqëri demokratike, vendimet ligjore merren përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, ata apelojnë që këto ligje të miratohen në mënyrë transparente, me afate reale për paraqitjen e propozimeve dhe komenteve dhe duke organizuar debate publike  me qëllim përmirësimin e rregullimit ligjor në fushën e arsimit dhe ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë.