Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Актерката Тамара Ристоска ќе учествува на престижната програма „Берлинале таленти“ коja ќе се одржи во рамките на овогодишното издание на Берлинскиот филмски фестивал кој претставува еден од најзначајните филмски фестивали во светот.
На 23-тото издание на оваа програма Тамара Ристоска е избрана помеѓу 3,836 апликанти од 123 држави и оваа година е единствената учесничка од Македонија.
Програмата „Берлинале таленти“ е платформа за развој на филмски таленти, која ја истражува уметноста и процесот на создавање филмови. Основана во 2003 година, програмата е препознатлива како еден од водечките форуми за филмски професионалци и ентузијасти.
Овогодишната тема ќе ги истражува значењето и важноста на слушањето во уметноста. Учесниците ќе имаат можност да се вклучат во дебати, работилници и дискусии со светски познати предавачи.
Ристоска е истакната млада актерка од Македонија и е позната по улогите во филмовите „Мими“, „Проблемот на Тина“, „Обичната Ели“, „Return to Silent Hill“, „Verified Target“ и други. Покрај тоа, таа настапувала и во домашните ТВ-серии „Фамилијата Марковски“ и „Тинејџерски Камп“, како и во српските продукции „Konstantinovo raskršće“ и „Branilac“.
-
Aktorja Tamara Ristoska do të marrë pjesë në programin “Berlinale Talents”
Aktorja Tamara Ristoska do të marrë pjesë në programin prestigjioz “BerlinaleTalents” e cila do të mbahet në kuadër të edicionit të sivjetëm të festivalit të filmit në Berlin, i cili paraqet një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.
Në edicionin e 23-të të këtij programi, Tamara Ristoska është zgjedhur në mesin e 3,836 aplikuesve nga 123 shtete dhe këtë vit është pjesëmarrësja e vetme nga Maqedonia.
Programi „Berlinale Talents“ është një platformë për zhvillimin e talenteve të filmit, që eksploron artin dhe procesin e krijimit të filmave. I themeluar në vitin 2003, ky program njihet si një nga forumet më të rëndësishme për profesionistët dhe entuziastët e filmit.
Tema e këtij viti do të shqyrtojë rëndësinë dhe kuptimin e dëgjimit në art. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në debate, punëtori dhe diskutime me ligjërues të njohur botëror.
Tamara Ristoska është një aktore e shquar e re nga Maqedonia dhe është e njohur për rolet e saj në filmat “Mimi”, “Problemi i Tina-s”, “Eli e zakonshme”, “Return to Silent Hill”, “Verified Target” dhe të tjerë. Përveç kësaj, ajo ka marrë pjesë në serialet televizive vendore “Familja Markovski” dhe “Kampi i të rinjve”, si dhe në prodhimet serbe “Konstantinovo raskršće” dhe “Branilac”.