Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
„Периодов децата и нивните родители се растрчани по книжарници и се подготвуваат за почетокот на учебната година“, објаснува Рита Бехадини, студентка и активистка од Тетово. „Но не сите имаат доволно средства за да купат се што им е потребно.“
Инспирирана и водена од овој проблем, но и од незаинтересираноста на институциите да преземат нешто во врска со него, таа започна самоиницијативна хуманитарна акција чија цел е да собере доволно училишни материјали и прибор и да ги донира онаму каде што се потребни.
Под името „Овој септември, со полн ранец на училиште!“, Рита ја започна акцијата во неколку локални барови, кафулиња и книжарници во Тетово и околината каде се поставени кутии за донации. Во нив, секој кој е во можност може да остави било каков училишен прибор, тетратки, блокови и други материјали.
Собраните работи потоа ќе бидат донирани на деца од сиромашни семејства или корисници на социјална помош. Изминатиов период таа има контактирано педесетина семејства каде е потребна ваква донација.
Покрај нив, контактирани се и други семејства чии деца ги посетуваат локалните училишта. Според нејзините проценки, на крајот од целата акција ќе се соберат доволно материјали за да се покријат најголемиот дел од оние на кои им е потребна ваква помош.
„Среќна сум што одзивот од локалните жители до сега е навистина голем“, вели Рита. „Акцијата започна пред една недела, на 15-ти август, и веќе имаме собрано огромен број на тетратки, блокови, прибор и слично.“, дополнува таа.
Кутиите за донации ќе бидат поставени во седумте локали низ Тетово до крајот на оваа недела, до 25-ти август.
Меѓутоа, иако одзивот од локалното население е голем, сепак интересот од страна на институциите и локалните невладини да се вклучат во акцијата за сега го нема, забележува младата активистка.
„Идејата е моја и сама ја започнав и реализирам. Секако дека ваква помош е потребна низ целата држава, не само во овој град, но за тоа ми е потребна помош“, објаснува таа.
Нејзината надеж е дека успехот од овој потфат дополнително ќе ги мотивира сите луѓе низ државата да се вклучат и да направат нешто слично во својот крај.
„Иако е сега веќе доцна, децата тргнуваат на училиште за десетина дена, се надевам дека догодина повеќе организации ќе направат слични хуманитарни акции низ повеќе места.“
Рита е децидна дека ниту едно дете не смее да се почуствува лошо и дискриминирано уште од најмала возраст поради, како што вели, банални работи кои може лесно да бидат подобрени.
Георги Божиновски
-
Aktiviste nga Tetova mbledh material shkollor për nxënësit e varfër
“Gjatë kësaj periudhe fëmijët dhe prindërit e tyre vrapojnë nëpër librari dhe përgatiten për fillimin e vitit shkollor”, sqaron Rita Behadini, studente dhe aktiviste nga Tetova. “Por, jo të gjithë kanë mjete të mjaftueshme për të blerë gjithçka që ju duhet.“
E inspiruar dhe e motivuar nga ky problem, por edhe për shkak të mos interesimit të institucioneve për të ndërmarrë diçka në lidhje me këtë, ajo filloi me vetë iniciativë një aksion humanitar, qëllimi i së cilës është të mbledhë material shkollor të mjaftueshëm dhe ta japë si donacion, atje ku nevojitet.
Me emrin “Shtatori këtë mot me çantën plot!”, Rita e filloi aksionin në disa bare, kafeteri dhe librari lokale në Tetovë dhe rrethinë, ku janë vendosur kuti për donacione. Në to, secili që ka mundësi mund të lërë çfarë do materiali shkollor, fletore, blloqe dhe materiale të tjera.
Sendet që do të mblidhen më pas do tu jepen si donacion familjeve të varfra ose shfrytëzuesve të asistencës sociale. Periudhën e kaluar, ajo ka kontaktuar pesëdhjetë familje ku nevojitet donacion I këtillë.
Përpos tyre, janë kontaktuar edhe familje të tjera, fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollat lokale. Sipas vlerësimeve të saj, në fund të këtij aksioni do të mblidhet material i mjaftueshëm në mënyrë që të përfshihen pjesa më e madhe e atyre që kanë nevojë për ndihmë të këtillë.
“Jam e gëzuar që jehona e banorëve lokalë deri më tani është vërtet e madhe”, thotë Rita. “Aksioni filloi para një jave, më 15 gusht dhe tani më kemi grumbulluar numër të madh të fletoreve, blloqeve dhe materialeve të tjera të ngjashme”, thotë ajo.
Kutitë për donacione do të vendosen në shtatë lokalet në Tetovë deri në fund të kësaj jave, deri më 25 gusht.
Mirëpo, edhe pse jehona e popullatës lokale është e madhe, megjithatë interesi i institucioneve dhe organizatave joqeveritare lokale për tu përfshirë në këtë aksion deri tani mungon, vëren aktivistja e re.
“Ideja është e imja dhe vetë e fillova dhe po e realizoj. Sigurisht se ndihmë e këtillë është e nevojshme kudo në gjithë shtetin, jo vetëm në këtë qytet, por për këtë më duhet ndihmë”, sqaron ajo.
Shpresa e saj është se suksesi I kësaj iniciative në mënyrë plotësuese do t’i motivojë të gjithë njerëzit në mbarë shtetin të përfshihen dhe të bëjnë diçka të ngjashme në vendin e tyre.
“Edhe pse tani është vonë, fëmijët fillojnë në shkollë për nja dhjetë ditë, shpresoj se vitin e ardhshëm më tepër organizata do të bëjnë aksione të ngjashme humanitare në më shumë vende. “
Rita është e prerë se asnjë fëmijë nuk guxon të ndihet keq dhe të diskriminohet qysh në moshë më të re, për shkak të punëve banale, siç thotë ajo, të cilat mund të përmirësohen lehtë.
Georgi Bozhinovski