Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Десеттина асистенти од Факултетот за медицински науки при Универзитетот во Тетово (ДТУ) ја бојкотират наставата од почетокот на овој семестар, затоа што не земале плата подолго време. Станува збор за асистенти ангажирани со договор на дело за реализација на практична настава.
Иницијаторот на овој штрајк, Висар Џафери, вели дека неколку пати добиле ветувања дека исплатите ќе бидат извршени, но биле пуштени само платите за месеците март и април 2022 година, додека платите за три семестри, зимскиот семестар 2022/23, пролетниот семестар 2022/23 и зимскиоит семестар 2023/24 се’ уште не се исплатени.
„Ние со асистентите на Факултетот за медицински науки при ДТУ ја бојкотираме практичната настава на овие факултети од почетокот на овој академски семестар. Причина за овој бојкот е нереализирањето на исплатите на асистентите според договорот за 2022 и 2023 година од страна на оваа институција. На почетокот на овој академски семестар беше упатено писмено барање до деканатот на Медицинскиот факултет и до Ректоратот на ДТУ дека во моментот кога исплатата на сите семестри ќе се врши на ретрограден начин до јануари 2024 година, од наша страна редовно ќе продолжи практичната настава“, изјави Џафери.
Асистентите кои ја бојкотират наставата се од одделенијата за интерна медицина, хирургија, гинекологија, педијатрија и неонатологија во Тетовската болница, кои побараа продолжување на бојкотот.
„По ова барање исплата се вршеше само два месеци, додека има уште три семестри што не се исплатени. Што значи, девет месеци. Ги известуваме студентите и јавноста дека овој бојкот ќе продолжи се додека не се извршат исплатите на сите претходни семестри. Знаејќи го значењето на практичната настава на овие факултети, бараме разбирање од студентите и јавно информираме дека во моментот кога ќе се изврши целосната исплата на сите претходни семестри, веднаш ќе продолжиме со практичната настава и ќе ги надоместиме изгубените часови. Во спротивно, бојкотот ќе продолжи и ризикува овој семестар да им биде прогласен за неважечки“, рече Џафери.
Деканот на Факултетот за медицински науки при ДТУ, Невзат Елези, за Радио МОФ изјави дека доцнењето на исплатите настанало затоа што имало период кога немало финансии поради тоа што на Факултетот за медицински науки има многу малку редовни вработени, а раководството на факултетот е принудено да ангажира со договор на дело.
„Поради големиот број не можеше да се обезбедат средства за редовно исплаќање, а сите што потпишаа договори годинава знаеја дека не земаат плата секој месец, туку ќе има доцнење. Сите го знаеја. Дека доцнеа повеќе од три семестри е факт и не негираме, од причина што мораше да се занимаваме со поприоритетна работа, како што е за акредитирање на факултетите“, изјави Елези.
Елези тврди дека подготвиле програма до крајот на јуни да им бидат исплатени сите оние плати, освен за овој пролетен семестар 2024 година.
„Во соработка со ректорот и со финансиите на Универзитетот во Тетово направивме програма како да почнеме да ги плаќаме сите тие заостанати долгови на сите програми. Значи, оваа година не можеме да платиме, но ќе одиме со останатите бидејќи сега има средства и полека почнавме да ги плаќаме“, рече Елези.
Во меѓувреме, од Министерството за образование и наука за Радио МОФ велат дека се во постојана комуникација со Универзитетот во Тетово, од каде добиле уверување дека наскоро предизвикот ќе биде целосно надминат.
„МОН обезбедува поддршка во делот на редовно вработениот кадар, односно префрла средства за исплата на плати кои пак, во изминатиот период се и значително зголемени со цел подигнување на мотивацијата за работа и за повисок квалитет на наставно – научната дејност. Додека, вонредно ангажираниот кадар, секој универзитет како автономна установа го исплаќа преку сопствени приходи, односно средства и како што сме информирани од ректорската управа, етапната исплата на надоместоците е веќе започната и наскоро целосно ќе се заокружи“, изјавија од МОН.
Притисок врз асистентите кои ја бојкотираат наставата
Иницијаторот на штрајкот Висар Џафери денеска за Радио МОФ изјави дека бројот на асистентите кои се приклучија на бојкотот и оние кои се’ уште продолжуваат не е ист, бидејќи според него некои се повлекле како резултат на притисокот врз нив.
„Не штрајкуваат сите асистенти што се со договор на дело. Некои го ‘изневерија’ штрајкот, некои се плашеа, некои мислеа дека ќе имат понизок статус затоа што другите ќе бидат асистенти, некои се послушни – прават се’ што ќе им биде кажано, некои беа излажани дека ќе им дадат двојно решение за работа. Имаше притисок“, рече Џафери.
Тој додаде дека дел од асистентите кои ја бојкотираат наставата се избркани од работа. Но, деканот на Факултетот го демантираше тоа.
„Не се избркани, сменети се. Ако вие, како личност, не давате услуга за која сте го потпишале договорот, не можеме да ве задржиме. Тие ќе бидат заменети со друг. Не се виновни студентите кои редовно плаќаат семестар што ги оставаме без часови“, рече деканот Невзат Елези.
Тој додаде дека студентите изгубиле околу три недели практичната настава и тие ќе бидат надоместени во текот на месец јуни.
Теута Бучи
-
Asistentët e UT-së ende në bojkot, nuk kanë marrë paga 3 semestra
Dhjetëra asistentë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në kuadër të Universitet të Tetovës nga fillimi i këtij semestri janë në bojkot, për shkak të mos kryerjes së pagesave ndaj tyre. Bëhet fjalë për asistentë të angazhuar me kontrata në vepër për realizimin e mësimit praktik.
Iniciuesi i këtij bojkoti, Visar Xhaferi thotë se, disa herë kanë marrë premtime se do të realizohen pagesat, atyre u janë lëshuar vetëm pagat për muajt mars dhe prill 2022, ndërsa mbetet të parealizuara pagat për tre semestra, semestri dimërore 2022/23, semestrin pranveror 2022/23 dhe semestri dimëror 2023/24.
“Ne asistentët e angazhuar me kontratë në vepër në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në USHT bojkotojmë mësimin praktik në këto fakultete që nga fillimi i këtij viti akademik. Arsyeja e këtij bojkoti është mosrealizimi i pagesave të asistentëve sipas kontratës për vitin 2022 dhe 2023 nga ana e këtij institucioni. Në fillim të këtij semestri akademik është bërë kërkesë me shkrim deri te dekanati i Fakultetit të Mjekësisë dhe deri te Rektorati i USHT që në momentin që do të realizohet pagesa e gjithë semestrave në mënyrë retrograde deri në janar të vitit 2024 mësimi praktik do të vijojë në mënyrë të rregullt nga ana jonë”, deklaroi Xhaferi.
Asistentët që po mbajnë bojkot janë të repartit të mjekësisë interne, kirurgjisë, gjinekologjisë, pediatris dhe neonatologjisë në Spitalin e Tetovës të cilët kanë kërkuar mbajtjen e bojkotit.
“Pas kësaj kërkese u realizua pagesa vetëm për dy muaj, ndërkohë që janë edhe tre semestra të tjerë pa u paguar. Që do të thotë, nëntë muaj. Informojmë studentët dhe opinionin publik që ky bojkot do të vazhdojë deri në realizimin e pagesave të të gjithë semestrave paraprak. Duke ditur rëndësinë e mësimit praktik në këto fakultete, kërkojmë mirëkuptim nga ana e studentëve dhe informojmë publikisht se në momentin që do të realizohet pagesa e plotë e të gjithë semestrave paraprak ne do të vijojmë menjëherë mësimin praktik dhe do të kompensojmë orët e humbura. Në të kundërtën, bojkoti do të vazhdojë dhe ky semestër rrezikon të shpallet i pavlefshëm për ato”, tha Xhaferi.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në USHT, Nevzat Elezi deklaroi për Radio MOF se, vonesa e pagesave ka ndodhur për shkak se, ka pasur një periudhë ku nuk ka pasur financa për arsye se Fakulteti i Shkencave Mjekësore të punësuar të rregullt ka shumë pak dhe menaxhmenti i fakulteti është detyruar të marrin me kontratë në vepër.
“Për arsye se është numri i madh i tyre nuk ka pasur mundësi që të sigurohen mjete që rregullisht të paguhen ata dhe të gjithë këta që kanë bërë edhe kontrata edhe këtë vit, e kanë ditur se pagesat nuk bëhet çdo muaj, por do të ketë vonesa. Të gjithë e kanë ditur. Se u vonuan më tepër se tre semestra është fakt dhe ne nuk e mohojmë atë, për arsye se ka pasur shumë punë më prioritare që është dashur të bëhet akreditimi i fakulteteve”, deklaroi Elezi.
Elezi pretendon se kanë përgatitur një program që deri në fund të qershorit të paguhen të gjitha që kanë pagat që kanë mbetur, përveç këtij semestri pranveror 2024.
“Në bashkëpunim me rektorin dhe financat e Universitetit të Tetovës, ne bëmë një program se si mund të fillojmë të ua paguajmë të gjithë atyre të ngelurave krejt programeve. Pra, nuk mundem të paguajmë ne për këtë vit, por do të shkojmë me ato të ngelurit sepse tani ka mjete dhe kemi filluar dalëngadalë t’ua bëjmë pagesat”, tha Elezi.
Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit thanë për Radio MOF se janë në komunikim të vazhdueshëm me USHT-në, prej ku u kanë thënë se, së shpejti do të tejkalohet ky problem.
“MASH siguron mbështetje në pjesën e kuadrit të punësuar të rregullt, përkatësisht transferon mjete për pagesën e pagave të cilat periudhën e fundit janë rritur në mënyrë të konsiderueshme me qëllim ngritjen e motivimit për punë dhe për cilësi më të lartë të veprimtarisë mësimore – shkencore. Derisa, kuadrin e angazhuar me kohë të pjesshme, çdo universitet si institut autonom e paguan përmes të ardhurave të veta, përkatësisht mjete dhe siç jemi informuar nga administrata e rektoratit, pagesa etapore e kompensimve veç më ka filluar dhe së shpejti do të rrumbullakësohet plotësisht”, thonë nga MASH.
Presion ndaj asistentëve që bojkotojnë mësim
Iniciuesi i grevës, Visar Xhaferi, tha sot Radio MOF se, numri i asistentëve që ju bashkangjitën bojkotit dhe ata që ende po vazhdojnë, nuk është i njëjtë, pasi sipas tij, një pjesë është tërhequr si pasojë e presionit të ushtruar ndaj tyre.
“Nuk janë në grevë të gjithë asistentët e angazhuar me kontratë në vepër. Një pjesë e kanë “tradhëtuar”, disa janë frikësuar, disa kanë menduar se do t’u ulet statusi se të tjerët do jenë asistent, disa janë servilë – çfarë t’u thuash bëjnë, disa i kanë gënjyer se do t’u japin vendim të dyfishtë. Ka pasur presione”, tha Xhaferi.
Ai shtoi se një pjesë e asistentëve që bojkotojnë mësimin janë përjashtuar nga puna. Por, dekani i Fakultetit ka mohuar këtë gjë.
“Nuk janë të larguar, janë të zëvendësuar. Nëse ju si person, për një shërbim për të cilën e keni nënshkruar kontratën nuk e jepni, nuk mundemi ne të ju mbajnë. Do të zëvendësohen me tjetrin. Nuk kanë faj studentët të cilët paguajnë rregullisht semestër ne t’i lejmë pa mësim ata”, tha dekani Nevzat Elezi.
Ai shtoi se, studentët kanë humbur rreth 3 javë mësim praktik dhe këto do të kompensohen gjatë muajit qershor.
Teuta Buçi