Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Реконструкцијата на државните студентски домови „Стив Наумов“ и „Кузман Јосифовски – Питу“ почнува по новогодишните празници и ќе трае 18 месеци. Вака гласи предновогодишното ветување на министерот за образование и наука, Јетон Шаќири кој на 29 декември 2023 година го потпиша договорот за рехабилитација на двата скопски студентски дома.
„Предвидена е промена на водоводната инсталација во домовите и отстранување на причините за појава на влага во објектите, промена на комплетната електрична инсталација и поставување на енергетски ефикасни LED светилки, промена на инсталацијата за греење, комплетна промена на санитаријата, изработка на енергетски ефикасни фасади на објектите, поставување на фотоволтаици за производство на електрична енергија. Она што посебно сакам да го нагласам, е опремувањето на соби за студенти со посебни потреби“, изјави Шаќири.
Потпишувањето на договорот е дел од првата фаза на Проектот за енергетски ефикасна рехабилитација на студентските домови во Република Северна Македонија. Договорот е вреден 17 милиони евра.
Министерот изјави дека со Проектот се опфатени сите 9 државни студентски домови во Скопје, Прилеп, Битола, Штип и Охрид и се реализира со заем од Германската развојна банка (KfW) од 20 милиони евра и грант од 5 милиони евра преку Програмата за регионална енергетска ефикасност за Западен Балкан на Европската Унија.
„Во втората фаза е предвидена реконструкција на студентските домови ‘Томе Стефановски-Сениќ’ во Скопје, ‘Никола Карев’ во Охрид, ‘Браќа Миладиновци’ во Штип и студентскиот дом ‘Народен херој Орде Чопела’ во Прилеп. Во третата фаза ќе се реконструираат студентските домови ‘Кочо Рацин’ во Битола и ‘Пелагонија’ во Скопје како и мензата на студентскиот дом ‘Гоце Делчев’ во Скопје“, соопшти Министерството за образование и наука (МОН).
Потпишувањето на договорот за првата фаза од Проектот следува откако МОН во мај минатата година соопшти дека средствата се одобрени, и дека по изборот на најекономичната понуда од економските оператори ќе се склучи договор за изведба на работите.
„Етапната реконструкција на сите 9 државни студентски домови ќе започне во втората половина на годинава. Во првата фаза која ќе се заокружи за 18 месеци од почетокот на градежните работи, целосно ќе се реконструираат студентските домови ‘Стив Наумов’ и ‘Кузман Јосифовски – Питу’“, соопштија тогаш од Министерството.
Во втората половина на 2023 година не видовме работници или градежна опрема околу двата студентски дома кои со години се во лоша состојба, а „Кузман Јосифовски-Питу“ веќе две години е затворен за студентите. Сепак, на почетокот на академската 2023/24 година министерот Шаќири ни изјави дека за да започне реконструкцијата треба објектите на двата студентски дома да се вратат во сопственост на Државниот студентски дом (ДСД).
„Очекувам државниот правобранител во наредниот период да ги заврши имотно-правните статуси во тие објекти за да можеме веднаш да го потпишеме договорот и да почне изградбата на тие студентски домови“, изјави министерот во октомври.
Ангела Бошкоска
-
MASH premtoi se, rikonstruimi i paralajmëruar gjatë kohë i konvikteve “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” do të fillojë pas festave
Rikonstruimi i konvikteve shtetërore studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” do të fillojë pas festave të fundvitit dhe do të zgjasë 18 muaj. Kështu thotë premtimi i dhënë para Vitit të Ri i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili më 29 dhjetor të vitit 2023, nënshkroi marrëveshje për rehabilitim të dy konvikteve studentore të Shkupit.
“Është paraparë ndryshim i instalimit të ujësjellësit në konvikte dhe eliminimeve shkaktarëve të paraqitjes së lagështirës në objekte, ndryshim të tërësishëm të instalimit elektrik dhe vendosje të dritave LED me efikasitet energjetik, ndryshim të instalimit për ngrohje, ndryshim të plotë të sanitarisë, vendosje të fasadave të objekteve me efikasitet energjetik, vendosjen e fotovoltaikëve për prodhim të energjisë elektrike. Ajo që posaçërisht dua ta theksoj, është pajisja e dhomave për studentë me nevoja të veçanta”, deklaroi Shaqiri.
Nënshkrimi i marrëveshjes është pjesë e fazës së parë të projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja kap vlerën e 17 milionë eurove.
Ministri deklaroi se, me projektin janë përfshirë të gjithë 9 konviktet shtetërore studentore në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër dhe realizohet me huamarrje prej 20 milionë eurove nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe një grant prej 5 milionë eurove përmes programit për efikasitet energjetik rajonal për Ballkanin Perëndimor, të Bashkimit Evropian.
“Në fazën e dytë është paraparë rikonstruim i konvikteve studentore “Tome Stefanovski – Seniq” në Shkup, “Nikolla Karev” në Ohër, “Vëllezërit Milladinovski” në Shtip dhe konvikti studentor “Heroi popullor Orde Çopella” në Prilep. Në fazën e tretë do të rikonstruohen konviktet studentore “Koço Racin” në Manastir dhe “Pellagonija” në Shkup, si dhe mensa e konviktit studentor “Goce Dellçev” në Shkup”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nënshkrimi i marrëveshjes për fazën e parë të projektit vjen pasi MASH në maj të vitit të kaluar njoftoi se janë miratuar mjetet dhe se pas zgjedhjes së ofertës më ekonomike nga operatorët ekonomik do të lidhet marrëveshje për realizimin e punëve.
“Rikonstruimi në etapa i të gjithë 9 konvikteve studentore do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit. Në fazën e parë e cila do të rrumbullakësohet për 18 muaj nga fillimi i punimeve ndërtimore, do të rikonstruohen tërësisht konviktet studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”, kumtuan atëherë nga ministria.
Në gjysmën e dytë të vitit 2023 nuk pamë punëtorë apo pajisje ndërtimore rreth dy konvikteve studentore të cilët me vite janë në gjendje të keqe, ndërsa “Kuzman Josifovski – Pitu” ceç më dy vite është i mbyllur për studentët. Megjithatë, në fillimi të vitit akademik 2023/24, ministri Shaqiri deklaroi se, që të fillojë rikontruimi duhet që objektet e dy konvikteve të kthehen në pronësi në Konviktit Shtetëror Studentor.
“Pres që avokati i shtetit në periudhën vijuese t’i përfundojë statuset pronësore – juridike në ato objekte që të mundemi menjëherë ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe të fillojë ndërtimi i atyre konvikteve studentore”, deklaroi ministri në tetor.
Angela Boshkoska