Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Околу 150 ученици, Македонци и Албанци, од основното училиште „Тодор Јанев“ во Општина Чашка сè уште не можат да држат настава, поради протестите за спречување наставен процес на албански јазик.
Група граѓани од околу 15-20 лица од почетокот на второто полугодие секојдневно продолжуваат да го блокираат патот, со цел да не им дозволат на наставниците и директорот да влезат во училиштето.
Советот на родители кој ги организира протестите, вели дека е прекршен Статутот на училиштето во кој пишува дека наставата се изведува на македонски јазик, затоа тие сметат дека паралелка на албански јазик е незаконска, додавајќи дека во оваа населено место живеат само Македонци.
Градоначалникот на Чашка, Горан Стојановски, кому му се одземени ингеренциите за училиштето „Тодор Јанев“ каде жителите не дозволуваат настава на албански јазик, побара од институциите да го решат проблемот.
Од Државниот просветен инспекторат велат дека очекуваат да се реши проблемот од следната недела, додека тврдат дека во рамки на овој протест имало и напади врз просветните инспектори, но на ова, велат дека не реагирале екипите на МВР.
„Протестите продолжуваат, таа група од околу 15-20 луѓе продолжува да ја блокира наставата. Но ќе видиме од понеделник како ќе се одвиваат работите. Имаше три напади, немаше реакција од МВР, тоа е факт. Таму била присутна и полицијата, но не реагирала. Министерството за внатрешни работи во соработка со градоначалникот се нивни пријатели и нема никакви интервенции, тоа е реалност“, велат од Државниот просветен инспекторат за Радио МОФ.
Од МВР одговорија дека, од Полициското одделение Чашка до овој момент не е пријавен настан за напад на инспектор на Државен просветен инспекторат. Но оттаму, за Радио МОФ потврдија дека во последниов период, жителите што протестирале, неколкупати ја попречувале работата на овој инспекторат.
„На 25.12.2023, полициски службеници од Полициското одделение Чашка дале асистенција на инспектор од Државниот просветен инспекторат да влез во основното училиште „Тодор Јанев“ во Чашка и да изврши вонреден инспекциски надзор во училиштето. Имено, додека се протестирало пред училиштето, тој се обидел да влезе внатре без да им се легитимира на присутните полициски службеници, а откако се повлекол и пријавил во СВР Велес била дадена асистенција и тој непречено влегол и извршил надзор. На 15.01.2024 во СВР Велес е примена писмена пријава од Државен просветен инспекторат дека на 25.12.2023 од страна на група на родители кои протестираат пред ООУ ‘Тодор Јанев’ бил спречен нивен вработен да изврши вонреден инспекциски надзор во училиштето. Во Полициското одделение Чашка повикано е лицето кое што пријавителот го посочил во писмената пријава дека го попречувало да влезе во училиштето. За настанот е испратено известување до Државен просветен инспекторат и до Основно јавно обвинителство Велес со комплетната документација“, велат од МВР.
Од друга страна, од МОН повикаа прашањето да се решава преку дијалог.
„МОН се залага за еднаков пристап до квалитетно образование за сите граѓани. Апелираме политиката да не се меша во образовниот процес. Секое недоразбирање да се надминува преку дијалог, но без притоа да се создава застој во наставата. Тоа не е од интерес на учениците“, ни изјавија од МОН.
Родителите во Чашка од 24 ноември организираа неколку протести, додека од почетокот на второто полугодие протестите се одржуваат секојдневно, со што се оневозможува образовниот процес.
Демонстрантите речиси три месеци бараат да се вратат надлежностите за образование на општината, актуелниот директор да си поднесе оставка, а паралелката на албански јазик, која беше отворена во септември минатата година, да се премести во друго село.
Проблемот на учениците во училиштето во Чашка беше нотиран и во годишниот извештај на Народниот правобранител.
„Учениците Албанци во некои општини, Гази Баба, Велес и Чашка, беа соочени со ускратување на правото да учат на албански јазик. Станува збор за средношколци во Општина Велес. Непочитување на правото за настава на мајчин јазик имаше и во општинското основно училиште Његош во Јурумлери, Општина Гази Баба. Сличен проблем имавме и во областа на образованието во основното училиште Тодор Јанев во Општина Чашка. Тука станува збор за одбивање да се отвори паралелка на албански јазик за учениците од прво одделение“, рече народниот правобранител Насер Зибери.
Во училиштето „Тодор Јанев“ учат околу 150 ученици, од кои околу 80 се Албанци. Пред да се отвори паралелката, тие држеле настава на македонски јазик, и покрај тоа што албанските родители постојано упатувале барање да се отвори паралелка и на албански јазик.
Откако општината не отвори ваква паралелка, МОН ѝ ги одзема надлежностите за образование и во месец септември минатата година се отвори паралелка на албански јазик. Ова предизвика револт кај македонските родители, која што првично се манифестираше со бојкот на наставата, а потоа и со протести пред училиштето.
Теута Бучи
-
Një grup qytetarësh në Çashkë pengojnë procesin arsimor që nga fillimi i gjysëmvjetorit të dytë, kërkojnë heqjen e paraleles shqipe
150 nxënës, maqedonas dhe shqiptar, të shkollës fillore “Todor Janev” në Komunën e Çashkës ende nuk po munden të zhvillojnë procesin arsimor, për shkak të protestave që po zhvillohen nga ana e banorëve, për të penguar zhvillimin e mësimit edhe në gjuhën shqipe.
Një grup qytetarësh i përbërë prej rreth 15-20 personave, që nga fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, vazhdojnë çdo ditë të bllokojnë rrugën, me qëllim mos-lejimin e arsimtarëve dhe drejtoreshës që të hyjnë në shkollë.
Këshilli i prindërve që organizon këto protesta, vlerëson se me hapjen e paraleles shqipe, është shkelur statuti i shkollës në të cilin shkruan se, mësimi realizohet në gjuhën maqedonase, prandaj vlerësojnë se paralelja shqipe është e paligjshme, duke shtuar edhe faktin se në këtë vendbanim ka vetëm banorë të etnisë maqedonase.
Kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski, të cilit i janë marrë kompetencat për shkollën “Todor Janev”, ku banorët nuk lejojnë mësim në gjuhën shqipe, kërkoi nga institucionet që ta zgjidhin problemin
Nga Inspektorati i Arsimit thonë se, presin që nga java e ardhshme, të gjendet një zgjidhje, ndërsa pretendojnë si pjesë e kësaj proteste, ka pasur edhe sulme ndaj inspektorëve të Arsimit, po për këtë nuk kanë reaguar ekipet e MPB-së.
“Vazhdojnë protestat, ai grupacioni rreth 15 – 20 persona vazhdojnë të bllokojnë procesin. Por, do të shohim prej të hënës se si do të rrjedhin punët. Ka pasur tre sulme, asnjë reagim nuk ka pasur nga Ministria e Punëve të Brendshme, është fakt. Aty ka qenë policia prezente, por nuk ka reaguar. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me kryetarin e komunës janë miq të tyre dhe nuk ka intervenime, është realitet”, thanë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit për Radio MOF.
Nga MPB kanë thënë se, në departmanetin policor në Çashkë, nuk është paraqitur ngjarje për sulm ndaj inspektorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Megjithatë, nga MPB thanë për Radio MOF se, në periudhën e fundit, janë penguar disa aktivitete të inspektoratit në këtë shkollë.
“Më 25.12.2023, nëpunës policor nga Departamenti Policor Çashkë, kanë asistuar një inspektorat të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të hyjë në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë dhe të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në shkollë. Përkatësisht, derisa është protesutar para shkollës, ai ka tentuar të hyjë brenda, pa u identifikuar te nëpunësit policor prezent, ndërsa pasi është tërhequr dhe është paraqitur në SPB Veles, është dhënë asistencë dhe ai ka hyrë pa pengesa dhe ka kryer mbikëqyrje. Më 15.91.2024 në SPB Veles është pranuar një denoncim me shkrim nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit se më 25.12.2023 nga ana e një grupi të prindërve, të cilët protestojnë para SHFK “Todor Janev”, është penguar një i punësuar i tyre që të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në shkollë. Në Departamentin Policor Çashkë, është thirrur personi të cilin denoncuesi e ka theksuar në denoncimin e shkruar se e ka penguar të shkojë në shkollë. Për ngjarjen i është dërguar njoftim Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Prokurorisë Themelore Publike Veles, me dokumentacionin e plotë”, thonë nga MPB.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit bëri thirrje që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.
“MASH angazhohet për qasje të barabartë në arsim cilësor për të gjithë qytetarët. I bëjmë thirrje politikës që të mos ndërhyjë në procesin arsimor. Çdo keqkuptim duhet të kapërcehet me dialog, por pa krijuar ndalesë në mësimdhënie. Nuk është në interes të studentëve”, thanë nga MASH për Radio MOF.
Protestat e herëpashershme të prindërve maqedonas në Çashkë kanë filluar prej 24 nëntorit, ndërsa nga fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, ato janë intensifikuar dhe janë mbajtur çdo ditë, duke pamundësuar në këtë mënyrë zhvillimin e procesit arsimor.
Protestuesit pothuajse tre muaj, kërkojnë që Komunës së Çashkës t’i kthehen kompetencat e arsimit, të dorëhiqet drejtoresha aktuale ndërsa paralelja në gjuhën shqipe, e cila u hap në shtator të vitit të kaluar, të zhvendoset në ndonjë fshat tjetër.
Problemi i nxënësve në shkollën fillore Todor Janev në Çashkë u përmend edhe në raportin vjetor të Avokatit të Popullit.
“Nxënësit shqiptarë në disa komuna, Gazi Babë, Veles dhe Çashkë, u përballën me mohimin e të drejtës për të mësuar në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Velesit. Mosrespektim të së drejtës për mësim në gjuhën amtare ka pasur edhe në shkollën fillore komunale Njegosh, Jurumleri, Komuna Gazi Babë. Problem të ngjashëm në fushën e arsimit kemi pasur edhe në shkollën fillore Todor Janev në Komunën e Çashkës. Bëhet fjalë për refuzimin e hapjes së paraleles në gjuhës shqipe për nxënësit e klasës së parë”, tha Naser Ziberi, Avokati i Popullit.
Në këtë shkollë mësojnë rreth 150 nxënës, prej të cilëve rreth 80 nxënës janë shqiptarë. Para se të hapet paralelja, nxënësit shqiptar kanë mësuar në gjuhën maqedonase, edhe pse prindërit shqiptarë vazhdimisht kanë kërkuar që të hapen paralele edhe në gjuhën shqipe. Me që nuk kishte vullnet nga ana e komunës për të hapur paralelen, me arsyetimin se në këtë vendbanim ka vetëm maqedonas, Ministria e Arsimit ia mori kompetencat komunës dhe në shtator u hap paralelja e gjuhës shqipe. Kjo nxiti revoltën e prindërve maqedonase, e cila u manifestua fillimisht me bojkot të mësimit, e më pas edhe me protesta para shkollës.
Teuta Buçi