Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Државниот студентски дом во Тетово, кој се отвори на крај на минатата година, после седум години ветувања, се’ уште не ги исполнува во целост потребните студентски стандарди. Тој се отвори на 1 ноември минатата година, но сепак студентскиот дом се’ уште нема менза, но и интернет. Интернет зоната е ограничена во една многу мала просторија и студентите немаат голем пристап за да го користат.
„Се информиравме дека ќе има Wi-Fi на секој спрат и дека мензата ќе биде отворена од први јануари. Сега сме во овие услови каде мензата не ја отвораат заради аспираторите и прашањето со интернетот, немам информации што се прави во таа насока“, изјави за Радио МОФ, Фламур Исени, студент кој е сместен во овој студентски дом.
Тој вели дека неодамна биле информирани, се работи за да се решат овие проблеми.
„Што се оденсува на условите на студентскион дом, неодамна не’ информираа дека причината заради која не е отворена мензата е проблемот со аспираторите во подрумот и се бара сериозна фирма за да се среди и да се отвори мензата, додека за делот на Wi-Fi немаме информации, не е превземено нешто. Моментално имаме Wi-Fi зона во две простории, некаде 10 метри квадратни приземје позади местото на осигурување, каде што поставија и телевизор кој што можеме да го користиме“, вели Исени.
„Нема интернет во собите горе. Има само на приземје кај читалната. Мензата не е готова, не се знае кога ќе биде. Исто така, проблем е и системот за вентилација. Иако во собите има поставено апарати за вентилација на воздухот, тие не работат затоа што не можат да се конектираат и за да ја проветриме просторијата мораме да ги отвориме прозорците“, вели за Радио МОФ друг студент од Скопје.
Меѓутоа, додава тој, интернетот и мензата не се единствените ветувања кои не биле исполнети.
„Друго нешто што ни ветија е дека ќе отвораат и фитнес, за кој ветија дека ќе се отвори после нова година, меѓутоа, ни тоа се’ уште не е готово“, вели тој.
Министерот за образование и наука, Јетон Шаќири, тврди дека, причината зошто се’ уште не се функционални мензата и интернетот е поради технички причини, додавајќи дека наскоро ќе се средат.
„На почетокот сите беа песимисти дека студентскиот дом нема да се отвори. Сега сите сме дел од една реалност во која студентскиот дом е отворен. Прашањето за интернетот и мензата се технички прашања, тоа се работи на денови и процедури во рамките на просторите што ги има директорот и наскоро студентите ќе ги користат. Прашањето за операторот е избрано согласно постојните законските процедури, а студентите нема да имаат ограничувања на интернет, како што нема да имаат ограничувања за користење на ресурсите што ќе ги има во бифето“, рече Шаќири.
Што се однесува на другите услови на студентскиот дом, студентите засега се задоволни за одржувањето и третманот што го имаат.
„Има телевизор во една читална, има машина за перење, ходниците и тоалетите се чисти, се чистат секој ден, има фрижидер и осигурувањето е на ниво“, вели студентот од Скопје.
И Исени вели дека другите услови се добри и на ниво.
„Чистотата е на ниво, греењето работи добро, читалната е добра, однесувањето на сите вработени, почнувајќи од директорот, администрацијата и осигурувањето е коректно“, рече Исени.
За да се отвора мензата треба да се отвори конкурс за вработените и сите процедури треба да бидат како што се предвидени во законот. Што се однесува до интернетит, исто така треба да се отвара тендер и да се одбере оператор кој што ќе го среди.
Студентскиот дом во Тетова е ветуван од 2016 година, кога и се отвори тендер за изградба, иако немаше решение за започнување на градежните работи. Решението беше донесено на 2018 година и беше предвидено овој објект да се финализира во април/мај таа година. Сепак, работите се одолговлекуваа неколку години.
Пред почетокот на академската 2023/24 година, беше ветено дека студентскиот дом ќе се отвори на 1 октомври, односно на почетокот на академската година, но тоа се случи месец подоцна, додека студентите кои беа примени во домот мораа да најдат алтернативен престој на друго место за еден месец, или пак да патуваат од други градови.
Теута Бучи
-
Edhe pse u hap pas shtatë viteve premtim, konvikti në Tetovë ende nuk plotëson gjitha standardet studentore
Konvikti studentor shtetëror në Tetovë, i cili u hap në fund të vitit të kaluar, pas shtatë vite premtime, ende nuk plotësohen tërësisht standardet e nevojshme studentore. Ai u hap për studentët në 1 nëntor të vitit të kaluar, megjithatë konvikti ende nuk posedon mensë ushqimore, por as edhe internet. Zona e internetit është e kufizuar në një hapësirë shumë të vogël dhe studentët nuk kanë shumë qasje për ta përdorur atë.
“Kemi qenë informuar se do ketë Wifi në çdo kat dhe mensa do të lëshohet nga 1 janari. Tani jemi në këto kushte ku mensa nuk lëshohet përshkak aspiratoreve dhe puna wifi-s nuk kam informata se çfarë bëhet në atë drejtim”, deklaroi për Radio MOF, Flamur Iseni, student i cili është i vendosur në këtë konvikt.
Ai tha se së fundmi janë informuar se, po punohet për të rregulluar çështjen e mensës.
“Sa i përket kushteve të konviktit, së fundmi na kanë informuar se shkaku që nuk është lëshuar mensa është problemi me aspiratorët në podrum dhe po kërkohet një kompani serioze për rregullimin e saj që të mund të lëshohet mensja, ndërsa për pjesën e WIFI-s nuk kemi informata, nuk është ndërmarrë diçka. Momentalisht kemi Wifi-zone në dy hapësira diku 10m2 në katin përdhesë prapa vendit të sigurimit, ku kanë vendosur edhe TV që mund ta shfrytzojmë”, tha Iseni.
“Nuk ka internet nëpër dhomat lartë. Ka vetëm poshtë në katin përdhesë te leximorja. Mensa nuk është gati, nuk dihet se kur do të jetë. Po ashtu, problem është edhe sistemi i ventilimit. Edhe pse nëpër dhoma ka të vendosura aparate për ventilim të ajrit, ata nuk punojnë sepse nuk mund të konektohen dhe për të ajrosur dhomën duhet që të hapim dritaret”, thotë një tjetër student nga Shkupi për Radio MOF.
Megjithatë, ai shtoi se, çështja e internetit dhe mensës nuk janë të vetmet premtime të dhëna që nuk janë realizuar.
“Një tjetër premtim që kanë dhënë është se do të hapin edhe palestër, për të cilën kanë premtuar se do të bëhet pas vitit të ri, megjithatë as ajo nuk është ende gati”, deklaroi ai.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, pretendon se arsyeja se, mensa dhe interneti nuk janë funksiononale deri më tani është për shkaqe teknike, duke thënë se së shpejti do të rregullohen.
“Të gjithë ishin në fillim pesimist se gjoja nuk do të hapet konvikti. Tash të gjithë jemi jemi pjesë të një realiteti në të cilin konvikti është i hapur. Çështja e internetit dhe çështje e mensës janë çështje teknike, janë çështje ditësh dhe procedurash brenda hapësirave të cilat i ka drejtori dhe ato së shpejti do të jeni prezent dhe do t’i shfrytëzoni. Çështja e operatorit është zgjedhur konform procedurave ligjore që i ka pasur dhe nuk do të kenë kufizim studentët për internet, ashtu siç nuk do të kenë kufizim për të përdorur resurset që do të jenë te bifeja”, tha Shaqiri.
Sa i përket kushteve të tjera të konviktit studentor, studentët tani për tani janë të kënaqur nga mirëmbajtja dhe trajtimi.
“Ka televizor në njërën nga leximoret, ka lavatriçe, korridoret dhe banjot janë të pastërta, çdo ditë pastrohen, ka frigorifer si dhe siguria e konviktit është në nivel”, tha studenti nga Shkupi.
Edhe Iseni thotë se, kushtet të tjera janë të mira dhe në nivel.
“Pastërtia është në nivel, nxemjet punojnë mirë, leximorja është mirë, sjellja e të gjithë të punësuarve, duke filluar nga drejtori, administrata e deri te sigurimet janë korrekte”, tha Iseni.
Për lëshimin në përdorim të mensës duhet të hapet konkurs për punëtorë dhe të gjitha procedurat duhet të kryhen siç janë paraparë me ligjë. Sa i përket internetit, po ashtu duhet të hapet tender dhe të zgjidhet një operator i cili do ta rregullojë.
Konvikti studentor në Tetovë është premtuar që nga viti 2016, kur edhe u hap tenderi për ndërtim, edhe pse nuk kishte vendim për fillim të punëve. Vendimi për fillim të punimeve u mor në vitin 2018 dhe ishte paraparë që ky objekt të finalizohet në prill/maj të atij viti. Megjiathë punimet u zvarriten për disa vite.
Para fillimit të vitit akademik 2023/24, u premtua se konvikti do të hapet më 1 tetor, pra në fillim të vitit akademi, por ai u hap me një muaj vonesë, ndërsa studentët e pranuar në konvikt, u detyruan që një muaj të gjejnë qëndrim alternativë diku tjetër, apo të udhëtojnë nga qytetetet tjera.
Teuta Buçi