[Интервју] Луљета Алиу: Бев жртва на семејно насилство, а институциите ме третираа како јас да сум насилникот

Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“

  • Луљета Алиу од Косово e докторанд по политички науки. Таа никогаш не можела ни да замисли дека ќе се најде во ситуација да стане жртва на насилството на нејзиниот сопруг. Сè започнало со замерки за тоа кој ги носи парите во домот, па продолжило во форма на психолошки уцени, за на крај, да заврши со физички напади. Решила да стави крај и се обратила во полиција. Но, наместо заштита, добила исмејување од институциите. Тогаш всушност сфатила дека за системот, насилството врз жена е обичен фамилијарен проблем, на граница на нормално.

    „Сакав да побарам забрана за пристап што ќе ме заштити од поранешниот сопруг. Но, седејќи во суд и слушајќи го судењето, за мене беше ужасно да видам како судиите се однесуваат кон мене. Беше како јас да сум напаѓачот, како јас да сум таа што користела насилство, како јас да сум виновната. Се почувствував толку слабо и незаштитено, и ми требаа недели и месеци да се соземам. Постојано се прашував дали ова ми се случува само мене, или тоа е нормално во оваа држава“, вели Алиу во интервју за Радио МОФ.

    Поттикната од својот личен пример, таа почнала да навлегува длабоко во проблемот, барајќи решение во законите. Решена да се справи со, како што вели, институционалното насилство, таа започнала сопствена кампања, прво сама, по што ѝ се приклучиле и невладини организации.

    „Го правев ова 2 години. Пишував објави на социјалните мрежи, протестирав, одев на состаноци со судии, адвокати, со парламентарни комитети. Се обидував да направам се што можам и го користев она што го имав како извори – колеги, луѓе кои ми договараа состаноци со пратеници… – ја искористив секоја алатка што можев за да го подигнам прашањето“, појасни таа.

    Луљета е организаторка на повеќе протести низ Косово за подигање на прашањето околу семејното насилство

    Економското насилство е честа појава во Косово. По разводот, жените нема каде да одат, бидејќи најчесто мажите се тие кои го добиваат заедничкиот имот. Како што појаснува Луљета, тоа ги принудува жените да трпат насилство од своите сопрузи, бидејќи и да сакаат да избегаат, немаат каде. Жените се зависни и тоа партнерите знаат како да го злоупотребат, вели таа.

    Поради ова, Алиу во ноември подготви и предложи амандман за Законот за семејство, наведувајќи одредби кои се однесуваат на заедничките права на сопственост во бракот. Нејзиниот предлог-амандман беше изгласан и е во сила од јануари 2019 година. Неодамна таа покрена уште една иницијатива – овојпат за измена на Законот за заштита од семејно насилство, поради што беа формирани работни средби во парламентарните тела.

    „За мене беше важно да се прецизира правото на имот, што беше голем проблем. Ако одите на суд и се разведете и сакате да го поделите вашиот заеднички имот, жените добиваа речиси ништо. Бидејќи ако сте дома, растете деца, готвите…, за судот тоа нема доволна вредност, тие не го ценат тоа. Но, според закон жените треба да добијат половина од имотот, но тоа го немаа доволно прецизирано. Судиите поради својот патријархален менталитет, бидејќи се израснати така, мислат дека домаќинската работа е шега. Тие не го гледаат тоа како вистинска работа“, вели Алиу.

    Денес, останатите жени го имаат нејзиниот пример, кој може да го користат за да вршат притисок врз донесувачите на одлуки и за други проблеми. Но, според неа, најважното е граѓаните да не ја изгубат желбата за промена и да се обидуваат постојано.

    „Пишете им, додевајте им со писма, повици, бидете „pain in the ass“, бидејќи нивна должност е да бидат блиски до луѓето, да прават реформи, и од време на време навистина се среќни поради тоа. Јас бев изненадена колку комитетите беа среќни што има ваква  иницијатива, бидејќи тие некогаш не се запознаени со се’ што се случува. Луѓето мора да сфатат дека инситутциите се таму за да не’ заштитат, дека се платени со нашите даноци. Тоа се наши пари, така што тие се наши работници, наши слуги. Мораме да бидеме упорни и гласни“, вели Алиу.

    Од првиот ден кога ја започнала својата иницијатива, па до денес, таа не знаела дали нејзината упорност ќе успее, но не дозволила ништо ја да исплаши.

    „Дури и ако сте исплашени мора да направите нешто – особено тогаш“, посочи таа.

    ***

    Луљета Алиу беше дел од говорниците на осмото издание на ENGAGE – Конференцијата за друштвен активизам со своја презентација на темата:„Жените не се сопственост: Економското насилство како семејно насилство“.

    Емилија Петреска

     

  •  

    (Intervistë) Luljeta Aliu: Isha viktimë e dhunës familjare, ndërsa institucionet më trajtonin sikur unë jam dhunuesi

    Luljeta Aliu nga Kosova është doktorant i shkencave politike.  Ajo, asnjëherë nuk ka mundur ta paramendojë se do të gjendet në situatë të jetë viktimë e dhunës nga bashkëshorti I saj.  Gjithçka ka filluar me ankesa në lidhje me atë se kush i sjell paratë në shtëpi, ka vazhduar në formë të shantazheve psikike, që në fund të përfundojë me sulm fizik.  Ka vendosur t’i japë fund dhe është drejtuar në polici.  Por, në vend të mbrojtjes, ka fituar përqeshje nga institucionet.  Atëherë në fakt ka kuptuar se për sistemin, dhuna mbi gruan është problem i zakonshëm familjar, në kufijtë e normales.

    “Doja të kërkoj ndalim për qasje që do të më mbrojë nga ish bashkëshorti.  Por, duke ndenjur në gjykatë  dhe duke dëgjuar gjykimin, për mua ishte tmerruese të shoh se si gjykatësi sillet ndaj meje.  Ishte sikur unë jam sulmuesi, sikur unë jam ajo që ka ushtruar dhunë, sikur unë jam fajtore.  Ndihesha aq e dobët dhe e pa mbrojtur dhe më duheshin javë dhe muaj të marr veten.  Vazhdimisht  pyesja veten nëse kjo më ndodh vetëm mua, ose kjo është normale në këtë shtet”, thotë Aliu në intervistën për Radio MOF.

    E inkurajuar nga shembulli personal, ajo ka filluar të hyjë më thellë në problemin, duke kërkuar zgjidhje në ligjet.  E vendosur të përballet me, siç thotë ajo, dhunën institucionale, ka filluar fushatën e vet, fillimisht vetë, pas çka i janë bashkëngjitur edhe organizata joqeveritare.

    “Këtë e bëja 2 vite.  Shkruaja publikime në rrjetet sociale, protestoja, shkoja në takime me gjykatës, avokatë, me komisione parlamentare.  Përpiqesha të bëj gjithçka që kam mundësi dhe shfrytëzoja atë që kisha si burim – kolegë, njerëz të cilët u përgjigjeshin takimeve me deputetë…- e përdorja çdo mjet për të iniciuar këtë çështje”, thotë ajo.

    *Luljeta është organizatore e më tepër protestave nëpër Kosovë për inicimin e çështjes rreth dhunës familjare

    Dhuna ekonomike është dukuri e shpeshtë në Kosovë. Pas divorcit, gratë nuk kanë ku të shkojnë, sepse zakonisht meshkujt janë ata të cilët e fitojnë pronën e përbashkët.  Siç na sqaroi Luljeta, kjo I detyron gratë të durojnë dhunën nga bashkëshortët e tyre, sepse edhe të duan të largohen, nuk kanë ku të shkojnë.  Gratë janë të varura dhe partnerët këtë dinë si ta keqpërdorin, thotë ajo.

    Për këtë shkak, Aliu në nëntor përgatiti dhe propozoi amendament për Ligjin për familjen, duke përmendur dispozita të cilat janë në lidhje me të drejtat e përbashkëta të pronës në martesë.  Propozim – amendamenti i ri u votua dhe është në fuqi nga janari i vitit 2019. Kohë më parë ajo inicio edhe një nismë – kësaj here për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga dhuna familjare, për çka ishin formuar takime pune në trupa parlamentar.

    “Për mua ishte me rëndësi të saktësohet e drejta e pronës, që ishte problem i madh.  Nëse shkoni në gjykatë dhe divorcoheni dhe doni të ndani pronën e përbashkët, gratë fitojnë pothuajse asgjë.  Sepse nëse jeni në shtëpi, rrisni fëmijë, gatuani…, për gjykatën kjo nuk ka vlerë të mjaftueshme, ata këtë nuk e vlerësojnë.  Por, sipas ligjit gratë duhet të fitojnë gjysmën e pronës, por këtë nuk e kanë saktësuar në mënyrë të mjaftueshme.  Gjykatësit për shkak të mentalitetit të tyre patriarkal, sepse janë rritur në këtë mënyrë, mendojnë se puna si amvise është shaka. Ata nuk e shohin këtë si punë të vërtetë”, thotë Aliu.

    Sot, gratë të tjera e kanë shembullin e saj, të cilin mund ta përdorin për të kryer presion mbi vendimmarrësit edhe për probleme të tjera.  Por, sipas saj, më me rëndësi është qytetarët mos e humbin dëshirën për ndryshim dhe të përpiqen vazhdimisht.

    “Duhet tu shkruani, bezdisini me letra, thirrje, bëhuni “pain in the ass”, sepse detyra e tyre është të jenë afër njerëzve, të bëjnë reforma dhe kohë pas kohe vërtet janë të kënaqur për shkak të kësaj.  Unë isha e habitur se sa ishin të kënaqura komisionet qe ka një iniciativë të këtillë, sepse ata asnjëherë nuk janë të njoftuar me gjithçka që ndodh. Njerëzit duhet të kuptojnë se institucionet janë atje të na mbrojnë, se paguhen nga tatimet tona.  Ato janë paratë tona, kështu që ata janë punëtorët tanë, shërbyesit tanë. Duhet të jemi më këmbëngulës dhe më të zëshëm”, thotë Aliu.

    Nga dita e parë kur e ka filluar iniciativën e vet, deri më sot, ajo nuk e ka ditur nëse këmbëngulja e saj do të ketë sukses, por nuk ka lejuar kjo ta frikësojë.

    “Madje edhe nëse jeni të frikësuar duhet të bëni diçka – në veçanti atëherë”, thotë ajo.

    ***

    Luljeta Aliu ishte pjesë e diskutuesve në edicionin e tetë të ENGAGE – Konferenca për aktivizëm shoqëror me prezantimin e saj me temë: ”Gratë nuk janë pronë: Dhuna ekonomike si dhunë familjare”.

    Emilija Petreska