Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Повеќе од половина млади од Македонија работат на професии за кои не се школувале, што го покажува јазот меѓу формалното образование и пазарот на трудот, а можноста за висока заработка е најголема причина за популарноста на професиите кои се атрактивни за младите.
Ова го покажува новото истражување „Младински аспирации за кариера и вештини“, спроведено во рамки на Активноста на УСАИД за млади кои активно создаваат можности во партнерство со Министерството за труд и социјална политика, во кои преку анкети или фокус групи биле собрани ставовите на над 2.100 млади на возраст од 15 до 29 години од сите региони низ земјава.
Матеј Тројачанец, еден од авторите на истражувањето, главната причина за јазот помеѓу професијата и школувањето на младите ја гледа во образовниот систем.
„Клучно е повеќе да се развијат секторските стручни средни училишта. Разликата меѓу училиштата не дава доволно диверзифицирање на знаењето и вештините што ги добиваат младите. Еден предмет плус или минус не прави толку голема разлика колку што може да направи, на пример, две години стручно да учите една вештина, или едно знаење, кое директно ќе можете да го пренесете на работното место. Особено затоа што стручните, многу повеќе од гимназиите имаат соработка со самата индустрија“, вели тој.
Истражувањето покажува дека ИТ секторот е убедливо најпосакуван избор за младите (20,2% од испитаниците), додека на второто место (16,1%) е медицината и здравството, а за 10,8% од испитаниците омилена идна професија е од областа на правото или политиката. На спротивниот крај, науката и одржливоста на животната средина е најнепопуларна област, која ја избрале само 1,8% од младите, додека производството и занаетчиството е атрактивно само за 1,9% од анкетираните.
Според Тројачанец, чудно е што младите покажале мал интерес за зелените бизниси, особено со тоа што овие теми беа актуелни последниве години.
„Во градовите каде имаше високо загадување на воздухот има огромни кампањи за да се подигне свеста за тоа што дишеме, рециклирање и слично. Лично знам дека имаше голема маса луѓе кои беа заинтересирани за овие прашања и многу ми е чудно што мал процент луѓе беа запознаени со зелени работи, зелени вештини. Дури и кога им дававме дефиниција што се зелени работни места и зелени вештини, тие (младите) повторно кажаа дека не се заинтересирани ниту за едното ниту за другото“, вели Тројачанец.
Бројките покажуваат и дека повеќе од половина од испитаниците (54%) не се запознаени со државните мерки за поддршка на вработување на младите. Најмалку запознаени со мерките за вработување се најмладите, на возраст од 15 до 19 години и од 20 до 24 годни, од кои поголем процент не знаат и не слушнале за мерките за вработување.
Како преферирана мерка за помош при вработување младите ја издвоиле платената пракса (41%), па пари за отворање сопствен бизнис (23%) и менторство со правна и финансиска поддршка за сопствен бизнис (14%). Само 5% од испитаниците велат дека преферирана мерка им е младинската гаранција.
Нина Мирчевска, менаџерка за младинско учество во Активноста на УСАИД, вели дека ова истражување има посебна тежина бидејќи ќе се користи во креирањето на идните државни политики.
„Сите имаме некаква претстава кои се младите барања за младите да останат во нашата држава, за кариера, за сектор во кој би се вклучиле, а ова истражување ни даде некаква потврда, со статистички податоци, со објаснувања за нивните интереси. Важно е што ова истражување ќе се земе предвид во креирањето на оперативниот план на Министерството за труд и социјална политика и Агенцијата за вработување за 2024 година. На овој начин младите се директно вклучени во креирањето на овие политики, односно мерките за кои тие самите треба да аплицираат“, вели Мирчевска.
Министерката за труд и социјална политика, Јованка Тренчевска истакна дека истражувањето дава јасна слика за тоа кои професии ги привлекуваат младите и зошто, кои се нивните очекувања од работните позиции и кои вештини сметаат дека им се потребни за да бидат конкурентни на пазарот на трудот.
„Ваквите сознанија ќе бидат темел при креирањето на политиките и мерките за намалување на невработеноста кај младите, што е еден од нашите стратешки приоритети, а ќе работиме заедно со младите и на поголема промоција за тие да бидат информирани за можностите кои им стојат на располагање“, рече Тренчевска.
Меѓу препораките од авторите на истражувањето се развој на образовни програми тесно усогласени со сегашните и идните барања на пазарот на трудот, подобрување на вештини што се фокусираат на комуникација, решавање проблеми и креативност, повеќе пракса, менторски програми и промоција.
Петгодишната Активност на УСАИД за млади кои активно создаваат можности со вредност од 7 милиони долари, има цел да ги поврзе младите со можностите коишто им се потребни за да бидат конкурентни во денешната економија и да го зголеми придонесот на младите кон општеството. Активноста ја спроведуваат американската непрофитна организација Унапредување на економиите за посилни заедници, во партнерство со CEED Hub Скопје и Младински образовен форум (МОФ).
Целото истражувањето е достапно на следниот ЛИНК.
Даниел Евросимоски
-
TI dhe medicina janë profesionet e preferuar të të rinjve, por nuk janë shumë të informuar për masat shtetërore apo bizneset e gjelbërta
Më shumë se gjysma e të rinjve në Maqedoni punojnë në profesione për të cilat nuk janë arsimuar, gjë që tregon hendekun mes arsimit formal dhe tregut të punës, ndërsa mundësia për të ardhura të larta është arsyeja më e madhe për popullaritetin e profesioneve të cilat janë atraktive për të rinjtë.
Këtë e tregon hulumtimi i ri “Aspirata rinore për karrierë dhe aftësi”, i zbatuar në kuadër të Aktivitetit të USAID-it për të rinj të cilët krijojnë në mënyrë aktive mundësi në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, në të cilat përmes anketave apo fokus grupeve janë mbledhur qëndrime të mbi 2.100 të rinjve të moshës prej 15 deri në 29 vjeç prej të gjitha rajoneve në vend.
Matej Trojaçanec, njëri ndër autorët e hulumtimit, arsyen kryesore të hendekut mes profesionit dhe arsimimit të të rinjve e sheh në sistemin arsimor.
“Është kyçe që të zhvillohen shkollat e mesme sektoriale profesioniste. Dallimi mes shkollave nuk diversifikon mjaftueshëm njohuritë dhe aftësitë që i marrin të rinjtë. Një lëndë plus apo minus nuk bën dallim aq të madh sa mund të bëj për shembull të mësoni dy vite një aftësi apo njohuri, të cilën mund ta transferoni në mënyrë direkte në vendin e punës. Posaçërisht sepse shkollat profesionit kanë shumë më shumë bashkëpunim me vet industrinë se sa gjimnazet”, thotë ai.
Hulumtimi tregon se sektori i TI-së është bindshëm zgjedhja më e preferuar për të rinjtë (20,2% prej të anketuarve), derisa në vendin e dytë (16,1%) është medicina dhe shëndetësia, ndërsa për 10,8% nga të anektuarit profesioni i preferuar i ardhshëm është nga fusha e drejtësisë apo politika. Në anën e kundërt, shkenca dhe qëndrueshmëria e mjedisit jetësor është fusha më pak e popullarizuar, të cilën e kanë zgjedhur vetëm 1,8% e të rinjve, derisa prodhimtaria dhe artizanati është atraktive vetëm për 1,9% e të anketuarve.
Sipas Trojaçanecit, është e çuditshme që të rinjtë kanë treguar interes të vogël për bizneset e gjelbërta, posaçërisht me atë që këto tema kanë qenë aktuale viteve të fundit.
“Në qytetet ku ka pasur ndotje të lartë të ajrit ka fushata shumë të mëdha që të ngrihet vetëdija për atë se çfarë thithim, reciklim dhe ngjashëm. Personalisht e di se ka pasur një masë të madhe të njerëzve të cilët ishin të interesuar për këto çështje dhe habitem që një përqindje e vogël e njerëzve njihesihn me çështjet e gjelbërta, aftësitë e gjelbërta. Madje edhe kur u japin definicion se çfarë janë vendet e gjelbërta të punës dhe aftësitë e gjelbërta, ata (të rinjtë) përsëri thonin se nuk janë të interesuar as për njërën as për tjetrën”, tha Trojaçanec.
Numrat tregojnë edhe se më shumë se gjysma e të anketuarve (54%) nuk i kanë të njohura masat shtetërore për mbështetje të punësimit të të rinjve. Masat e punësimi janë më së paku të njohura për më të rinjtë, të moshës prej 15 deri në 19 vjeç dhe nga 20 deri në 24 vjeç, prej të cilave një përqindje më e madhe nuk dinë dhe nuk kanë dëgjuar për masat për punësim.
Si masë të preferuar për ndihmë gjatë punësimit të rinjtë e veçojnë praktikën e paguar (41%), më pas të holla për hapje të biznesit personal (23%) dhe mentorim me mbështetje juridike dhe financiare për biznes personal (14%). Vetëm 5% e të anketuarve thonë se masë të preferuar e kanë garancinë për të rinjtë.
Menaxherja për pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitetin e USAID-it, Nina Mirçevska, thotë se ky hulumtim ka peshë të veçantë sepse do të shfrytëzohet në krijimin e politikave të ardhshme shtetërore.
“Të gjithë kemi një lloj pasqyre se cilat janë kërkesat e të rinjve që të rinjtë të mbeten në shtetin tonë, për karrierë, për sektorin në të cilin do të kyçeshin, ndërsa ky hulumtim na dha një lloj konfirmimi, me të dhëna statistikore, me sqarime për interesat e tyre. Është e rëndësishme që ky hulumtim do të merret parasysh në krijimin e një plani operativ të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë së Punësimit për vitin 2024. Në këtë mënyrë, të rinjtë janë të kyçur drejtpërdrejt në krijimin e këtyre politikave, përkatësisht masave për të cilat ato vet duhet të aplikojnë”, thotë Mirçevska.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se, hulumtimi ka dhënë një pasqyrë të qartë për atë se cilat profesione janë tërheqëse për të rinjtë dhe pse, cilat janë pritjet e tyra nga pozitat e punës dhe cilat aftësi vlerësojnë se u nevojiten që të jenë konkurues në tregun e punës.
“Njohuritë e këtilla do të jenë themel në krijimin e politikave dhe masave për uljen e papunësisë te të rinjtë, që është një ndër prioritetet tona strategjike, ndërsa do të punojmë së bashku me të rinjtë dhe për promovim më të madh që të ata të jenë të informuar për mundësitë të cilat i kanë në dispozicion”, tha Trençevska.
Zhvillimi i programeve arsimore të harmonizuara ngushtë me kërkesat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës, përmirësimi i aftësive që fokusohen në komunikim, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti, më shumë praktik, programe mentorimi dhe promovimi janë në mesin e rekomandimeve nga autorët e hulumtimit.
Aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it për të rinjtë, të cilët krijojnë mundësi në mënyrë aktive me vlerë prej 7 milionë dollarë, ka për qëllim të lidh të rinjtë me mundësitë të cilat u nevojiten që të jenë konkurues në ekonominë e sotme dhe të rris kontributin e të rinjve ndaj shoqërisë. Aktivitetin e zbaton organizata jofitimprurëse amerikane Avancimi i ekonomive për komunitete më të forta, në partneritet me CEED Hub Shkup dhe Forumin Arsimor Rinor (FAR).
Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në këtë LINK.
Daniel Evrosimoski