Ксенофобијата во Македонија како последица на страв од губење на идентитетот

Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“

  • И покрај фалбите за македонската великодушност и гостопримливост, граѓаните во Македонија се најмалку толерантни на дојденци, покажа анкетата на Галуп направена летово. На неа, од 138 земји, Македонија се најде на последното место, а во друштво на балканските држави. Корените на оваа ксенофобија,  комуникологот Петар Арсовски ги наоѓа во мултиетничноста на општеството и стравот од губење на сопствениот идентитет.

    „Ситуацијата е комплексна кај нас од две причини, затоа што сме едно од ретките вистински мултикултурни општества на Балканот каде не сме единствен етникум, и втората причина е што луѓето чувствуваат дека нивниот идентитет делумно е загрозен поради преговорите со името. Исто така, живеејќи толку долго во еден исклучително авторитарен систем ние сме исплашени од слободата. Тие три работи заедно создаваат еден комплекс на поголема ксенофобија од она што е нормално. И ние, како земја која и вака и така нема што да понуди на бегалците, сме исплашени тие да не дојдат и останат тука. Зарем некој навистина би се потегнал од Сирија за да дојде и да остане во Македонија?, прашува Арсовски.

    Целата ситуација, додава , дополнително ја подгреваат и медиумите за кои вели дека промовираат говор на нетрпеливост кој ги засилува веќе постоечките комплекси кај целата популација.

    „Треба време Македонија да сфати дека не е и не може да биде остров во општествово, дека светските глобални трендови влијаат и на Македонија и низ неа, и дека потребна е еманципација.Потребно е почнеме  да се чувствуваме сигурни, да се реши спорот со името, потребни се активни мерки на градење доверба со сите соседите“, вели Арсовски.

    За професорот по социологија, Хасан Јашари објаснувањето на проблемот со ксенофобијата во македонското општество е едностравно. Доволно, е вели, да видиме колку ние во државата меѓусебно се почитуваме.

    „Ние не сме тука искрени едни кон други.Ние не сме толерантво општество,  првенствено кон луѓето кои живеат тука. Сакаме да признаеме или не, сме едно затворено општество во кое Албанците и Македонците се борат едни со други во однос на тоа кој ке има превласт. Во образованието ние сме одвоени, во културата, секаде… Во  Македонија доминантни религии се православието и исламот, и оттука, нетрпеливоста кон мигрантите се должи пред се на религиозна основа“, анализира Јашари.

    Влора Речица, од Институтот за демократија „Социетас цивилис“- ИДСЦС, која истражуваше зошто младите ги стигматизираат бегалците, смета дека за ова се клучни нереалниот страв од религијата и негативната медиумска пропаганда за беглаците и мигрантите.

    „Според оваа истражување стравот и предрасудите кон луѓето од исламска вероисповест се најголем извор на стигматизација кон бегалците и мигрантите кај младите луѓе од осум европски земји кои одговорија на онлајн анкетата. Младите луѓе од Западен Балкан се помалку исламофобични отколку нивните врсници од Европа. Нивото на исламофобија кај младите луѓе во Западен Балкан е 2.5, а за младите луѓе од европските земји 2.9. Но тоа што е вознемирувачки е дека на скала од 1 до 5 степенот на стигма кон бегалците и мигрантите кај младите луѓе во Западен Балкан е 2.65, иако дури 67% од нив изјавиле дека не биле изложени на каков било контакт со имигрантите“, вели Речица.

    Токму во личниот контакт со бегалците Речица гледа можност за подобрување на состојбите бидејќи со истражувањето увиделе дека го намалува нивото на исламофобија и стигмата на младите кон оваа ранлива група.

    „Затоа сметам дека треба граѓаните да се поттикнат повеќе да волонтираат во бегласки кампови, иако реално треба да се поттикнат граѓаните да волонтираат и во другии акции и движења. Што поблиску и во што поголем контакт се со беглаците, но и со други загрозени категории ќе се зголеми и нивото на солидарност но и проактивноста кон промена и кон подобри политики за различни маргинализирани групи“, заклучува Речица.

    Ј.Ј.

  • Ksenofobia në Maqedoni si pasojë e frikës së humbjes së identitetit

    07/03/2018 – 10:21 LAJME, QYTETARË

    Edhe përpos vlerësimeve të bujarisë dhe mikpritjes maqedonase, qytetarët në Maqedoni janë më së paku tolerantë ndaj të ardhurve, tregoi sondazhi i Gallup i bërë këtë verë. Në të, nga 138 vende, Maqedonia gjendet në vendin e fundit dhe në shoqëri të vendeve të Ballkanit. Rrënjët e kësaj ksenofobie, komunologu Petar Arsovski i gjen në multietnicitetin e shoqërisë dhe frikën e humbjes së identitetit të tyre.

    “Për ne situata është e ndërlikuar për dy arsye, sepse jemi një nga pak shoqëritë e vërteta multikulturore në Ballkan, ku nuk jemi e vetmja etni dhe arsyeja e dytë është se njerëzit mendojnë se identiteti i tyre pjesërisht kërcënohet për shkak të negociatave për emrin. Gjithashtu, duke jetuar aq gjatë në një sistem jashtëzakonisht autoritar, ne kemi frikë nga liria. Këto tri gjëra së bashku krijojnë një kompleks të ksenofobisë më të madhe se nga ajo që është normale. Dhe ne, si një vend që as kështu e as ashtu nuk kemi asgjë për t’u ofruar refugjatëve, kemi frikë se ata do të vijnë e do mbeten këtu. A thua vërtet dikush do të aratisej nga Siria që të vijë dhe të mbetej në Maqedoni? “Pyet Arsovski.

    Të gjithë situatën, shton ai, më tej e nxisin mediat për të cilat thotë se promovojë gjuhë të padurimit që  i përforcon komplekset ekzistuese në të gjithë popullsinë.

    “Duhet kohë që Maqedonia të kuptojë se nuk është dhe nuk mund të jetë një ishull në shoqëri, se trendet botërore globale ndikojnë si në Maqedoni dhe nëpërmjet saj dhe që është i nevojshëm emancipimi. Duhet të fillojmë të ndjehemi të sigurt, të zgjidhim mosmarrëveshjen për emrin, nevojiten masa aktive të ndërtimit të besimit me të gjithë fqinjët”, thotë Arsovski.

    Për profesorin e sociologjisë, Hasan Jashari, shpjegimi i problemit me ksenofobinë në shoqërinë maqedonase është i njëanshëm. Ai thotë, mjafton të shohim sa respektohemi mes vete në shtet.

    “Ne këtu nuk jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi shoqëri tolerante, kryesisht ndaj njerëzve që jetojnë këtu. A duam ta pranojmë apo jo, jemi një shoqëri e mbyllur në të cilën shqiptarët dhe maqedonasit luftojnë njëri tjetrin se kush do të sundojë. Jemi të ndarë në arsim, në kulturë, kudo … Në Maqedoni fetë mbizotëruese janë ortodoksia dhe Islami, kështu që, jo toleranca ndaj emigrantëve është kryesisht për shkak të bazës fetare “, analizon Jashari.

    Vlora Reçica, nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – IDSCS, e cila hulumtonte se pse të rinjtë i stigmatizojnë refugjatët, mendonë se ky është çelësi i frikës joreale ndaj fesë dhe propaganda negative të mediave për refugjatët dhe emigrantët.

    “Sipas këtij hulumtimi, frika dhe paragjykimet ndaj njerëzve me besim islam janë burimi më i madh i stigmatizimit për refugjatët dhe emigrantët në mesin e të rinjve nga tetë vende evropiane, të cilët iu përgjigjën anketës online. Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor janë më pak islamofobë se bashkëmoshatarët e tyre nga Evropa. Niveli i islamofobisë në mesin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është 2.5, ndërkaq për të rinjtë nga vendet evropiane 2.9. Por ajo që shqetëson është se në shkallën prej 1 deri në 5, shkalla e stigmës për refugjatët dhe emigrantët në mesin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është 2.65 edhe pse 67% prej tyre deklaruan se nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj ndonjë kontakti me emigrantët “, thotë Reçica

    Pikërisht në kontaktin personal me refugjatët, Reçica sheh mundësi për të përmirësuar situatën, pasi hulumtimi zbuloi se zvogëlon nivelin e islamofobisë dhe stigmën e të rinjve ndaj këtij grupi të cenueshëm.

    “Prandaj, mendoj që qytetarët duhet të inkurajohen që të vullnetarizojnë më shpesh në kampet e refugjatëve, edhe pse realisht qytetarët duhet të inkurajohen që të vullnetarizohen në veprime dhe lëvizje të tjera. Sa më afër dhe në kontakt sa më të madh me refugjatët, por edhe me kategori të tjera të rrezikuara do të rritet edhe niveli i solidaritetit, si dhe proaktiviteti drejt ndryshimit dhe drejt politikave më të mira për grupe të ndryshme të margjinalizuara “, thotë Reçica.

    Ј.Ј.