Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Четири месеци по објавување на конкурсот за стипендии за постдипломци и докторанти Министерството за образование и наука сè уште ги нема објавено резултатите.
Со Конкурсот за студенти на втор циклус во академската 2023/24 се предвидуваат 50 стипендии во износ од 9.000 денари, од кои 40 се наменети за природно-математичките науки, а десет за општествените науки. За студентите на трет циклус МОН предвиде 15 стипендии во висина од 18.000 денари. Но, до денес нема ниту исплата, ниту резултати.
Од Универзитетското студентско собрание на Универзитетот „Св. Кирил и Методиј“ (УСС УКИМ) велат дека до нив за ова реагирале засегнатите студенти.
„Она што изненадува е дека на секторот кој има должност да ги обработи апликантите за вкупно 65 стипендии за втор и трет циклус му се потребни повеќе од 2 и пол месеци за да ги обработи и објави резултатите од самиот конкурс, а додека секторот кој ги обработува стипендиите за прв циклус обработува повеќе од 2000 апликанти за временски период од 1 месец“, вели студентскиот лидер Александар Николовски.
Тој додава дека од февруари наваму неколку пати се обратиле и до секторот наука и до министерот директно за резултатите, на што добиле одговор дека резултати ќе има наскоро.
„Несериозно е институција како Министерството за образование и наука временски да ги одолговлекува резултатите за стипендии кои значат многу за одредена група студенти кои поради интегративноста на студиите ‘приморани се’ да запишат втор циклус, а притоа тие студии не чинат малку“, посочува Николовски.
Од ресорното министерство за Радио МОФ велат дека во моментов се прави селекција на пријавените кандидати, а резултати ќе има наскоро. Оттаму информираа дека се пријавени многу повеќе студенти отколку што има предвидени стипендии.
Во соопштението за конкурсите пишува дека и двата конкурса ќе траат сè додека не се не се исполни вкупниот број на предвидени стипендии. Доколку се пријават поголем број на кандидати за стипендиите за магистерски и докторски студии, тогаш Министерството ќе изврши рангирање врз основа на критериумите за пријавување.
Линковите кои водеа до конкурсите сега се нефункционални, а конкурсите ги нема ниту на веб-страницата на МОН. Од МОН за ова велат дека е бидејќи има доволен број пријавени на конкурсите.
Ангела Бошкоска
-
Magjistrantët dhe doktorantët nga janari presin që MASH t’i publikojë rezultatet për bursa
Katër muaj pas publikimit të konkursit për bursa për studime postdiplomike dhe të doktoraturës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk i ka publikuar rezultatet.
Me konkursin për student të ciklit të dytë në vitin akademik 2023/24 parashihen 50 bursa në vlerë prej 9.000 denarë, prej të cilave 40 janë të dedikuara për shkencat matematiko-natyrore, ndërsa dhjetë për shkenca shoqërore. Për bursa të ciklit të tretë, MASH ka paraparë 15 bursa në vlerë prej 18.000 denarë. Por, deri më sot nuk ka as pagesë, as rezultate.
Nga Parlamenti Universitar Studentor “Shën Cirili dhe Metodij” thonë se për këtë kanë reaguar tek ata studentët e përfshirë.
“Ajo që befason është se sektorit që ka për obligim t’i përpunojë aplikantët për gjithsej 65 bursa për ciklin e dytë dhe të tretë i nevojitet më shumë se 2 muaj e gjysmë që t’i përpunojë dhe publikojë rezultatet e konkursit, ndërsa sektori që i përpunon bursat për ciklin e parë, përpunon më shumë se 2000 aplikant për periudhë kohore prej 1 muaji”, thotë lideri studentor Aleksandar Nikolovski.
Ai shton se, nga shkurti e këtej disa herë i janë drejtuar edhe sektorit të shkencës edhe direkt ministrit për rezultatet, për çka kanë marrë përgjigje se së shpejti do të ketë rezultate.
“Është joserioze është një institucion si Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i zvarrit rezultatet për bursa të cilat kanë shumë rëndësi për një grup të caktuar të studentëve, të cilët për shkak të natyrës integruese të studimeve “detyrohen” të regjistrohen në ciklin e dytë, ndërkaq ato studime nuk kushtojnë pak”, thekson Nikolovski.
Nga ministria përkatëse thanë për Radio MOF se, momentalisht bëhet selektimi i kandidatëve të paraqitur, ndërsa rezultate do të ketë së shpejti. Prej aty informojnë se, janë paraqitur shumë më shumë studentë se sa bursa të parapara.
Në kumtesën për konkurset shkruan se që të dy konkurset do të zgjasin derisa nuk mbushet numri i përgjithshëm i bursave të parapara. Nëse paraqitet numër më i madh i kandidatëve për bursa për studime të magjistraturës dhe të doktoraturës, atëherë ministria do të bëjë rangim në bazë të kritereve për paraqitje.
Linqet që çojnë te konkurset tani janë jofunksionale, ndërsa konkurset nuk janë as në ueb faqen e MASH-it. Nga MASH-i thonë se kjo është për shkak se ka numër të mjaftueshëm të të paraqiturve në konkurse.
Angela Boshkoska