Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Со 69 гласа „За“ и 1 „против“ македонското Собрание денеска го изгласа Законот за младинско учество и младински политики кој треба да донесе поголема вклученост на младите во носењето одлуки преку Национално собрание на млади, локални младински совети и собранија и повеќе сервиси за младите.
Целта на законот за младинско учество и младински политики, како што стои и во текстот на документот, е да обезбеди креирање и спроведување на политика на млади на сите нивоа, преку повеќе секторски пристап. Законот цели кон зајакнување на учеството на младите во процесите на креирање на политики, поттикнување на волонтерство, младинскиот активизам и младинската работ, како и личен, професионален и социјален развој кај младите.
Покрај дефинирањето на младински организации и организациите за млади, а предвидува формирање Национално собрание на млади, Национално советодавно тело за младински политики како и Регистар на форми на младинско организирање.
Со новиот закон Владата и општините се обврзани да донесат стратегии за млади со посебни акциски планови, а општините се задолжуваат и да формираат канцеларии за млади и младински центри и да одредат службеник за млади кои ќе бидат посебни сервиси за младите кои произлегуваат од законот.
Во рок од пет години секоја општина треба да овозможи функционирање на најмалку еден младински центар на територијата на општината, а во рок од една година од влегувањето во сила на овој закон треба да се воспостави истражувачки центар за различни теми поврзани со младите во рамките на Агенцијата за млади и спорт.
На носењето на законот му преходеа дискусии за Законот организирани низ повеќе македонски градови, а беа консултирани и младинските организации. За потребата од носење на овој закон имаше консензус од партиите на власт и опозицијата.
Носењето на Законот е своевидно продолжение на процесот кој беше прекинат во 2011 година, кога по многуте реакции на НВО-секторот, а особено на младинските организации, тогашната Владата одлучи да го повлече од Собранието Предлог-законот за млади. Младинските организации тогаш реагираа дека Законот за млади е подготвен без младите, а истовремено е недемократски и ограничувачки за нив. Пред повлекувањето на спорното законско решение, 45 младински организации протестираа пред Собранието, барајќи од пратениците од власта и од опозицијата да не гласаат за спорниот закон.
-
Kuvendi e votoi Ligjin për të rinjtë
Me 69 vota “pro” dhe 1 “kundër” Kuvendi maqedonas sot, e votoi Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, i cili duhet të rezultojë me përfshirjen më të madhe të të rinjve gjatë vendimmarrjes nëpërmjet Kuvendit Nacional Rinor, Këshillave dhe Kuvendeve Rinore Lokale dhe më tepër shërbime për të rinjtë.
Qëllimi i Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, siç përcaktohet edhe në tekstin e dokumentit, është të sigurojë krijimin dhe zbatimin e politikave të të rinjve në të gjitha nivelet, nëpërmjet qasjes multisektoriale. Ligji, synon drejt përforcimit të pjesëmarrjes rinore në proceset e krijimit të politikave, inkurajimin e punës vullnetare, aktivizëm rinor dhe punë rinore, si dhe zhvillim personal, profesional dhe social tek të rinjtë.
Përpos përkufizimit të organizatave rinore dhe organizatave për të rinjtë, parashikon formimin e Kuvendit Nacional të të Rinjve, trupin Nacional Këshillëdhënës për politika rinore si dhe regjistrin e formave të organizimit rinor.
Me ligjin e ri, Qeveria dhe komunat, janë të obliguara të miratojnë strategji për të rinjtë me plan veprime të veçanta, ndërsa komunat janë të obliguara edhe të formojnë zyra për të rinj dhe qendra rinore dhe të përcaktojnë nëpunës për të rinj, të cilët do të jenë shërbime të veçanta për të rinjtë, çka rezulton nga ligji.
Në afat prej pesë vjet, çdo komunë duhet të mundësojë funksionimin e të paktën një qendre rinore në territorin e komunës, ndërsa në afat prej një vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji duhet të vendoset qendër hulumtuese për tema të ndryshme në lidhje me të rinjtë në kuadër të Agjencisë për të Rinj dhe Sport.
Miratimit të ligjit i paraprinë diskutime për Ligjin, të organizuara në më shumë qytete maqedonase, ndërsa u konsultuan edhe organizata rinore. Për nevojën e miratimit të këtij ligji kishte konsensus nga partitë në pushtet dhe opozita.
Miratimi i Ligjit është vazhdim i procesit i cili u ndërpre në vitin 2011, kur pas shumë reagimeve të sektorit joqeveritar dhe në veçanti të organizatave rinore, Qeveria e atëhershme vendosi të tërheqë nga Kuvendi, Propozim – ligjin për të rinj. Organizatat rinore atëherë reaguan se Ligji për të rinj është përpiluar pa të rinjtë, por njëkohësisht është jodemokratik dhe kufizues për ta. Para tërheqjes së zgjidhjes ligjore kontestuese, 45 organizata rinore protestuan para Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët e pushtetit dhe nga opozita, mos votojnë për ligjin e kontestueshëm.