Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Вкупно 450 македонски и албански ученици од четири скопски стручни гимназии второто полугодие од минатата учебна година го поминаа следејќи заедничка настава и организирајќи младински акции за решавање на нивните проблеми во училиштата. Заедно поминале 700 часови по спорт, странски јазик и стручни предмети, под водство на 25 наставници кои, пак, работеле во парови.
Овој пример е резултат на иницијативата на Град Скопје и Министерството за образование и наука, во која беа вклучени стручните средни училишта СЕПУГС „Арсени Јовков“, АСУЦ „Боро Петрушевски“, СУГС „Браќа Миладиновци“ и СГГУГС „Здравко Цветковски“, а подоцна се се вклучиле и СУГС „Јосип Броз Тито“ и СУГС „Димитар Влахов“.
Целта на заедничките часови е да се подобри меѓуетничката соработка и интеграција меѓу младите од различни етнички заедници и да се зајакнат интеркултурните компетиции на учениците од различни наставни јазици во општеството, вели раководителката на проектот Даниела Адамова.
Таа денеска ги презентираше првичните резултати од проектот, кои покажале дека 9 од 10 ученици би сакале ваквата иницијатива да продолжи и во наредната година.
Учениците го оцениле проектот со 7,5 од максимална оценка 10, а 70% од нив им ги препорачуваат заедничките часови на соучениците кои сѐ уште не ги одржале.
На учениците најмногу им се допаднало тоа што посетиле и научиле дел од традицијата на другите, соработката со учениците од другите националности, заедништвото, дружбата и учењето на друг јазик, како и дружбата и меѓусебното прифаќање, стекнувањето нови пријателства и посетувањето на објекти од различната култура.
На настанот им беа доделени признанија на учителите кои учествуваа во иницијативата, беа претставени фотографии и видеа од заедничките часови.
Градоначалникот Шилегов пред присутните нагласи дека иницијативата за заеднички часови со ученици кои што учат на различни јазици е покрената бидејќи фокусот е на тоа колку сме различни и поделени. Како што вели тој, овие ученици и наставници се доказ за тоа дека кога се работи според инклузијата нема недостижна цел.
„Ние наместо сегрегација одбравме интеграција. Затоа што сме убедени дека само недостатокот на позитивна интеракција помеѓу младите од различни етнички заедници е тоа што не води кон недоразбирање и сегрегација. Делиме заеднички вредности, децата имаат заеднички музички и идоли. Децата, во својата природа се плашат од непознатото и токму заради тоа е нашата обука – овие деца да бидат заедно, затоа што кога ќе се запознаат едните со другите, веќе ќе нема од што да се плашат. Во овој процес многу важна улога имаат и наставниците бидејќи тие се дел од секојдневниот круг на учениците, нивни модел на меѓусебно почитување, разбирање и соработка.“ – напомена тој.
Според министерот за образование и наука, Арбер Адеми на овој начин се зајакнува меѓуетничката интеграција и во областа на образованието, цел која како што посочи ја има и новиот Закон за основно образование.
„Со тој закон поттикнуваме соработка помеѓу учениците со различен етнички background, кои се дел од нашето заедничко општество. При креирање на образовните политики и практики ние се соочуваме со ситуации во кои што треба да се донесат храбри, но вистински одлуки. Токму таква беше и оваа одлука односно активност, за одржување на заеднички часови во задолжителната настава со учениците кои учат на различни наставни јазици. Веќе неколку години Министерството за образование и наука, логистички и финасиски ги поддржува наставниците да организираат активности кои што поттикнуваат соработка меѓу младите од различни етнички заедници. Преку ваквите активности, а особено заедничките часови во редовната настава кај учениците се губи стравот од непознатото и се намалуваат предрасудите“- рече тој.
Претставникот на Канцеларијата на УСАИД, Ерик Јановски го поздрави концепт на интегрирано учење, каде ученици со различна позадина, од различни етникуми се сплотиле за да ја креираат и споделат својата иднина заедно. Според него, ова е начин на создавање на општество слободно од предрасуди, стереотипи и дискриминација. Тој дополни дека поставување на врски помеѓу ученици од различни заедници е директен пат кон разбирање.
На ова се надоврза и шефот на Мисијата на ОБСЕ, Клеменс Која, кој истакна дека е важно да се сплотат сите ученици за да можат да изградат заедничко искуство.
„Треба да се сплотат сите ученици, особено учениците од различни позадини, за тие да изградат заедничко искуство, да научат да си веруваат меѓусебе во училиштето и да научат да ја спроведат таа верба преку соработка во заедницата, менувајќи го начинот на кој се гледаат засекогаш“, го заокружи тој своето излагање.
Ивана Смилевска
-
Nota mesatare për projektin për mësim të mesëm të integruar – nxënësit duan orë të përbashkëta dhe aktivitete
Gjithsej 40 nxënës maqedonas dhe shqiptarë nga katër gjimnaze profesionale në Shkup, gjysmë vjetorin e dytë të vitit ta kaluar shkollor e kaluan duke ndjekur mësim të përbashkët dhe duke organizuar aksione rinore për zgjidhjen e problemeve të tyre në shkollat. Së bashku kanë kaluar 700 orë në sport, gjuhë të huaja dhe lëndë profesionale, nën udhëheqjen e 25 arsimtarëve të cilët, kanë punuar në çifte.
Ky shembull është rezultat i iniciativës së Qytetit Shkup dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të cilën janë pëfhsirë shkollat e mesme profesionale SHMEJQSH “Arseni Jovkov”, QSHAK “Boro Petrushevski”, SHMQSH “Vëllezërit Milladinovci” dhe SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” ndërsa më vonë janë bashkëngjitur edhe SHMQSH “Josip Broz Tito” dhe SHMQSH “Dimitar Vllahov”.
Qëllimi i orëve të përbashkëta është të përmirësohet bashkëpunimi ndëretnik dhe integrimi ndërmjet të rinjve nga bashkësi të ndryshme etnike dhe të përforcohen kompetencat ndërkulturore të nxënësve nga gjuhë të ndryshme mësimore në shoqëri, thotë udhëheqësja e projektit Daniella Adamova.
Ajo sot i prezantoi rezultatet e para të projektit, të cilat kanë treguar se 9 nga 10 nxënës do të kishin dashur iniciativa e këtillë të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
Nxënësit e kanë vlerësuar projektin me 7,5 nga nota maksimale 10, ndërsa 70% e tyre jua rekomandojnë orët e përbashkëta bashkëmoshatarëve të cilët ende nuk i kanë mbajtur.
Nxënësve të tepër ju ka pëlqyer ajo që kanë vizituar dhe kanë mësuar një pjesë të traditës së tjetrit, bashkëpunimi me nxënësit e bashkësive të tjera etnike, uniteti, shoqërimi dhe mësimi në gjuhë tjetër, si dhe shoqërimi dhe pranimi i ndërsjellë, miqësitë të reja dhe vizita në objekte të kulturës së ndryshme.
Gjatë eventit u ndanë edhe mirënjohje për arsimtarët të cilët morën pjesë në iniciativën, u prezantuan fotografi dhe video nga orët e përbashkëta.
Kryetari i Komunës Shilegov, para të pranishmëve theksoi se iniciativa për orë të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme është iniciuar sepse fokusi është në atë se sa jemi të ndryshëm dhe të ndarë. Siç thotë ai, këta nxënës dhe arsimtarë janë dëshmi për atë se kur punohet sipas inkluzionit nuk ka qëllim të paarritshëm.
“Ne, në vend të segregacionit zgjodhëm integrimin. Sepse jemi të bindur se vetëm mungesa e ndërveprimit pozitiv ndërmjet të rinjve nga bashkësi të ndryshme etnike është ajo që na çon drejt keqkuptimeve dhe segregimit. Ndajmë vlera të përbashkëta, fëmijët kanë idhuj të njëjtë muzikor. Fëmijët, në natyrën e tyre kanë frikë nga e panjohura dhe pikërisht për këtë është edhe trajnimi jonë – këta fëmijë të jenë së bashku, sepse kur do të njoftohen njëri me tjetrin, nuk do të ketë nga se të frikësohen. Në këtë proces, rol shumë të rëndësishëm kanë edhe arsimtarët, sepse ata janë pjesë e rrethit të përditshëm të nxënësve, model i tyre në respektimin e ndërsjellë, kuptimin dhe bashkëpunimin. “ – përmendi ai.
Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në këtë mënyrë përforcohet integrimi ndëretnik edhe në fushën e arsimit, qëllim i cili, siç tha ministri është pjesë e Ligjit të ri për arsim fillor.
“Me këtë ligj inkurajojmë bashkëpunim ndërmjet nxënësve me origjinë të ndryshme etnike, të cilët janë pjesë e shoqërisë sonë të përbashkët. Gjatë krijimit të politikave arsimore dhe praktikave arsimore, ne ballafaqohemi me situata gjatë së cilave duhet të merren vendime të guximshme, por të vërteta, të duhura. Pikërisht i tillë ishte edhe ky vendim respektivisht aktivitet, për mbajtjen e orëve të përbashkëta në mësimin e detyrueshëm me nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Tani më disa vite Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në mënyrë logjistike dhe financiare i mbështet arsimtarët të organizojnë aktivitete të cilat e nxisin bashkëpunimin ndërmjet të rinjve nga bashkësi të ndryshme etnike. Nëpërmjet aktiviteteve të këtilla dhe në veçanti nëpërmjet orëve të përbashkëta në mësimin e rregullt te nxënësit humbet frika nga e panjohura dhe zvogëlohen paragjykimet” – tha ai.
Përfaqësuesi i Zyrës së USAID, Erik Janovski, e përshëndeti konceptin e mësimit të integruar, ku nxënësit me origjinë të ndryshme, nga bashkësi të ndryshme janë bashkuar për të krijuar dhe ndarë të ardhmen e tyre të përbashkët. Sipas tij, kjo është mënyrë e krijimit të shoqërisë së çliruar nga paragjykimet, stereotipet dhe diskriminimi. Ai plotësoi se vendosja e lidhjeve ndërmjet nxënësve të bashkësive të ndryshme është rruga e drejtpërdrejtë kah mirëkuptimi.
Kësaj iu ndërlidh edhe shefi i Misionit të OSBE-së, Klemens Koja, i cili theksoi se është me rëndësi të bashkohen të gjithë nxënësit që të mund të ndërtojnë përvojë të përbashkët.
“Duhet të bashkohen të gjithë nxënësit, në veçanti nxënësit me origjinë të ndryshme, në mënyrë që ata të ndërtojnë përvojë të përbashkët, të mësojnë të besojnë njëri tjetrin në shkollë dhe të mësojnë të zbatojnë atë besim nëpërmjet bashkëpunimit në komunitet, duke ndryshuar mënyrën se si e shohin njëri tjetrin përgjithmonë”, e rrumbullakoi ai fjalimin e tij.
Ivana Smilevska