Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Опремен со 10 гејмерски компјутери со соодветен софтвер, игри и периферни уреди, а истовремено обоен и со топли бои кои ќе зближуваат, вчера во рамките на ДХО „Даре Џамбаз“ беше отворен компјутерски центар за игри и интеграција за млади, како дел од партнерството меѓу УНХЦР, Агенцијата на ОН за бегалци, Црвениот крст на град Скопје, како и иницијативата #ДонирајКомпјутер, која донираше монитори за да се реализира оваа идеја.
Како што објаснуваат иницијаторите, се работи за Гејминг центар за млади (Gaming hub) – ангажирачка едукативна средина која нуди можност за користење на слободното време на младите бегалци, баратели на азил и млади од локалното население што припаѓаат на ранливите категории лица.
Сржта на овој центар е да им понуди можност на младите за развој на дигитални вештини, но тој има за цел исто така да ја поттикне нивната креативност, тимската работа, стратешкото размислување преку медиумот на игри, а и да ја олесни интеграцијата и да го подобри менталното здравје на ранливите категории млади луѓе во македонското општество, вклучувајќи ги бегалците и барателите на азил.
View this post on InstagramАлександра Валкановска од Црвениот крст на отворањето пред присутните кажа дека и кај возрасните, но пред се’ кај децата се забележува енергија дека ова може и треба да прерасне во нивно катче. Место каде убаво и организирано ќе ги по поминуваат слободното време.
„Сметам дека е едно убаво, топло опкружување и една атмосфера во рамките на Црвениот крст со која и на родителите ќе им биде добро, знаејќи каде им се децата и што точно прават“, посочи Валкановка.
Имајќи го предвид некогаш и големото време кое, за жал, децата го поминуваат на мобилните телефони, и на компјутерите, таа посочи дека ова не е придонес за да поминуваат уште повеќе време на тој начин, туку едноставно тоа да го прават на добар, структуиран начин, со поддршка на волонтерите.
„Со нивната програма ќе понудат добра средина за децата и да ги научат како и колку треба да прават на таа возраст, воедно да им биде забавно и интересно, меѓутоа и нешто да научат. Дигиталните вештини се учат од мали нозе. Ние бевме генерација која можеби подоцна го осознавме тоа, меѓутоа за оваа генерација, за овие деца тоа преставува можност“, нагласи Валкановска.
Претставникот на УНХЦР, Габриел Гуалано де Годој, посочи дека ова што го прават заедно со Црвениот крст, прво и основно, е многу моќна порака до децата.
„Ако обрнеме внимание, тука имаме млади Македонци и млади бегалци. Мислам дека тоа е симболот и важноста на нашите организации. Тука сме да ја поддржиме заедницата, но и да направиме повеќе за децат бегалци, да бидеме со нив солидарни. Нашата порака до нив е: добредојдени сте, ова е истовремено и вашaта куќа. Стекнете пријателства, забавувајте се, а притоа се надеваме дека ќе добиете и некои вештини, затоа што очигледно е дека игрите ви прилегаат, па затоа – уживајте“, нагласи Гуалано де Годој.
За него нема сомнеж дека гледаат свет на иднината. Не само свет што ќе биде дигитален, туку и за наредната генерација ќе претставува порака за солидарност и мирен соживот.
„Силно верувам во трансформативната моќ што ја има вклучувањето, поминувањето структурирано време заедно, учењето нови вештини, но исто така и играта, споделувањето хоби и слободно време со врсниците. Сето тоа е клучно за добросостојбата и успешната интеграција на младите присилно раселени луѓе во општеството. Едвај чекам да ги видам насмевките на младите кои ќе го посетуваат Центарот“, посочи тој.
Надоврзувајќи се на претходните излагања, секретарот на Црвениот крст на град Скопје, Сузана Тунева Пауновска, рече дека надежта е преку овој гејминг центар ќе може да се развиваат и други вредности кај младината и децата.
„Пред се’, можеби волонтерството, можноста да се биде дел од активности што нудат поинаква социјализација’, рече Тунева Пауновска.
Според неа, во средиштето на волонтерството е ангажманот на заедницата при интеграцијата на сите луѓе во општеството, вклучувајќи ги и присилно раселените лица кои немале избор освен да избегаат од својот дом.
„Црвениот крст постојано работи на подигнување на свеста за потребата од ангажирање за интеграција, за подобрена комуникација помеѓу врсниците, за учење и прифаќање на културните разлики, за споделување и учење вештини едни од други и за промовирање на принципите на вклучување и еднаквост“, нагласи таа.
Бојан Шашевски и Мартин Колоски
Фото: Радио МОФ*По објавување на текстот, додаден е делот за учеството на #ДонирајКомпјутер
-
[Video + foto] U hap qendra kompjuterike për lojra dhe integrim për të rinjtë
E pajisur me 10 kompjuterë lojërash me softuer, lojëra dhe pajisje periferike adekuate, dhe njëkohësisht e lyer me ngjyra të ngrohta që do të afrojë njerëzit, dje në kuadër të SHOH “Dare Xhambaz”, u hap qendra kompjuterike për lojëra dhe integrim për të rinjtë, si pjesë e partneritetit ndërmjet UNHCR-së, Agjencisë së OKB-së për Refugjatë dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, si dhe nisma #DonateComputer, e cila dhuroi monitorë për të realizuar këtë ide.
Siç sqarojnë iniciatorët, bëhet fjalë për një qendër lojrash për të rinjtë (Gaming hub) – një mjedis edukativ angazhues që ofron mundësinë për të shfrytëzuar kohën e lirë të të rinjve refugjatë, azilkërkuesve dhe të rinjve nga popullsia lokale që i përkasin kategorive të rrezikuara të njerëzve.
Thelbi i kësaj qendre është t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të zhvilluar aftësi digjitale, por synon gjithashtu të inkurajojë kreativitetin e tyre, punën ekipore, të menduarit strategjik përmes lojërave, si dhe të lehtësojë integrimin dhe të përmirësojë shëndetin mendor të kategorive të rrezikuara të të rinjve, në shoqërinë maqedonase, duke përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit.
View this post on InstagramAleksandra Valkanovska nga Kryqi i Kuq tha para të pranishmëve në hapje se, edhe tek të rriturit, por mbi të gjitha tek fëmijët vërehet energjia që kjo mund dhe duhet të shndërrohet në këndin e tyre. Një vend ku do ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë të këndshme dhe të organizuar.
“Mendoj se është një ambient i këndshëm, i ngrohtë dhe një atmosferë brenda Kryqit të Kuq që do t’i bëjë edhe prindërit të ndihen mirë, duke ditur se ku janë fëmijët e tyre dhe çfarë po bëjnë saktësisht”, theksoi Valkanovka.
Duke pasur parasysh që ndonjëherë fëmijët, për fat të keq, kalojnë shumë kohë në celular dhe kompjuter, ajo theksoi se ky nuk është një kontribut për të kaluar edhe më shumë kohë në atë mënyrë, por thjesht për ta bërë atë në mënyrë të mirë dhe të strukturuar, me mbështetjen e vullnetarëve.
“Me programin e tyre do të ofrojnë një ambient të mirë për fëmijët dhe do t’i mësojnë se si dhe sa duhet të bëjnë në atë moshë, duke e bërë edhe argëtuese edhe interesante për ta, por edhe për të mësuar diçka. Aftësitë digjitale mësohen që në moshë të re. Ne ishim një gjeneratë që mund ta kemi realizuar më vonë, por për këtë gjeneratë, për këta fëmijë është një mundësi”, theksoi Valkanovska.
Përfaqësuesi i UNHCR-së, Gabriel Gualano de Godoy, tregoi se ajo që ata po bëjnë së bashku me Kryqin e Kuq, para së gjithash, është një mesazh shumë i fuqishëm për fëmijët.
“Nëse i kushtojmë vëmendje, këtu kemi të rinj maqedonas dhe refugjatë të rinj. Mendoj se ky është simboli dhe rëndësia e organizatave tona. Ne jemi këtu për të mbështetur komunitetin, por edhe për të bërë më shumë për fëmijët refugjatë, për të qenë solidarë me ta. Mesazhi ynë për ta është: ju mirëpresim, kjo është edhe shtëpia juaj. Bëni miq, argëtohuni dhe shpresojmë se do të fitoni edhe disa aftësi, sepse është e qartë se lojërat ju përshtaten, kështu që argëtohuni”, theksoi Gualano de Godoy.
Për të, nuk ka dyshim se ata shohin një botë të së ardhmes. Jo vetëm një botë që do të jetë digjitale, por edhe për brezin e ardhshëm do të përfaqësojë një mesazh solidariteti dhe bashkëjetese paqësore.
“Unë besoj fort në fuqinë transformuese të përfshirjes, kalimit të kohës së strukturuar së bashku, mësimit të aftësive të reja, por edhe lojës, ndarjes së hobive dhe kohës së lirë me bashkëmoshatarët. E gjithë kjo është thelbësore për mirëqenien dhe integrimin e suksesshëm të të rinjve të zhvendosur me dhunë në shoqëri. Mezi pres të shoh buzëqeshjen e të rinjve që do të vizitojnë Qendrën”, theksoi ai.
Duke u ndërlidhur me fjalimet paraprake, sekretarja e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska, tha se shpresa është që përmes kësaj qendre të lojërave të mund të zhvillohen vlera të tjera tek të rinjtë dhe fëmijët.
“Para së gjithash, ndoshta vullnetarizmi, mundësia për të qenë pjesë e aktiviteteve që ofrojnë një socializim ndryshe”, tha Tuneva Paunovska.
Sipas saj, në qendër të vullnetarizmit është angazhimi i komunitetit në integrimin e të gjithë njerëzve në shoqëri, përfshirë atyre të zhvendosurit me forcë, të cilët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
“Kryqi i Kuq po punon vazhdimisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën e angazhimit për integrim, për përmirësimin e komunikimit ndërmjet bashkëmoshatarëve, për të mësuar dhe pranuar dallimet kulturore, për ndarjen dhe mësimin e aftësive nga njëri-tjetri dhe për promovimin e parimeve të përfshirjes dhe barazisë”, theksoi ajo.
Bojan Shashevski / Martin Koloski
*Pas publikimit të tekstit është shtuar pjesa për pjesëmarrjen e #DonateComputer